Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat e Ramës, reagon Mynyr Koni

2019/04/04 at 1:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Akuzat e Ramës, reagon Mynyr Koni

Rektori i Universitetit të Tiranës ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë të mërkurës tha se mund të shkarkohet dhe që sipas tij ai është shkaktari i protestave dhe nuk bashkëpunon me qeverinë.


Sipas Mynyr Koni deklaratat e Ramës janë tendencioze dhe të paprecedenta.

“Kur dëgjon dhe sheh Kryeministrin në takime me lista të porositura të personave që duhet të marrin pjesë në to dhe me pyetje të parapërgatitura nga stafi i tij, dhe që në mënyrë të vazhdueshme, merret, fyen dhe përpiqet të fajësojë për çdo gjë dhe në çdo drejtim vetëm Rektorin e Universitetit të Tiranës, vetvetiu të lind pyetja: Cili është në fakt qëllimi që, në një kohë kur Shqipëria ka 12 universitete publike, sulmohet në mënyrë kaq tendecioze, të parreshtur, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe në asnjë provë konkrete vetëm Rektori i Universitetit të Tiranës?. Si është në fakt e vërteta?”, shkruan Koni.

Sipas tij në lidhje me kontrollin antiplagjiaturë i është kërkuar fakultete të UT-së, të përcillnin listën e personave që kanë mbrojtur doktoraturën. “Përjashtuar Dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, asnjë nga dekanët e fakulteteve të tjera të UT-së, deri më tani, nuk kanë përcjellë asnjë informacion në lidhje me çfarë ju është kërkuar”, shkruan Rektori i Universitetit të Tiranës, sipas të cilit këtë e pengojnë dekanët që ylën në rresht të parë me Ramën.

Biblioteka elektronike
Biblioteka Elektronike, do të impelementohet nga Qendra Ndërinstitucionale Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH). Ky i fundit ka kërkuar nga Universiteti i Tiranës përcjelljen e listave të studentëve, të pedagogëve dhe të personave të tjerë të universitetit që merren me kërkim/mësimdhënie, të shoqëruara me nr. matrikullimi, nr. personal (ID), email, etj. Nuk e kam penguar, por përkundrazi e kam mirëadministruar këtë proces. Për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale të studentëve por edhe të stafit të Universitetit të Tiranës, kam mbajtur korrespondencë me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe me RASH. Së fundmi, kam kërkuar nga të gjitha Fakultetet e UT të përcjellin sa më parë listat e studentëve dhe të stafit që do të aktivizohen në këtë platformë, duke respektuar nenin 6 të ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 i ndryshuar “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Kreut IV pika 3 të Udhëzimit nr. 7 datë 09.06.2010 “Për përpunimin e të dhënave personale në IAL, ndryshuar me Udhëzimin nr. 27 datë 27.12.2012”.

Për mos funksionimin e Bibliotekës elektronike, zoti Koni shkruan se është bllokuar nga ana e ish-Kancelarit dhe e Administratorit

Rikonstruksioni i godinave të Fakultetit të Ekonomisë
Në buxhetin e vitit 2018 ka qenë parashikuar një zë i veçantë për “Rikonstuksione ndërtimore (sipas objeketeve dhe fakulteteve të UT)”. Megjithësë i jam drejtuar me kërkesa të vazhdueshme Administratorit, ky i fundit nuk filloi asnjë procedurë prokurimi që lidhej me rikonstruksionet e gadinave të fakulteteve të UT, veçanërisht për rikonstruksionin e Fakultetit të Ekonomisë. Për këtë mungesë përgjegjësie të Administratorit i jam drejtuar disa herë zyrtarisht Bordit të Administrimit. Nga ana e këtij të fundit, si gjithmonë, nuk ka patur asnjë reagim apo veprim në përmbushje të misionit për të cilin janë zgjedhur.

Pakti për Universitetin
Duke e konsideruar një proces shumë të rëndësishëm implementimin me sukses të “Draftpaktit për Universitetin” për Universitetin e Tiranës, që në muajin janar 2019 j’ua kam përcjellë fakulteteve, me qëllim konsultimin e tij në të gjitha njësitë bazë dhe strukturat e fakultetit, duke kërkuar plotësimin e mëtejshëm sipas nevojave të tyre të “Draftpaktit për Universitetin”, të cilat më pas do t’i përcilleshin MASR-së. Ndonëse afati i vendosur për paraqitjen e mendimeve dhe sugjerimeve ishte data 15 Shkurt 2019, mendimet dhe sugjerimet si gjithmonë nuk erdhën as nga Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, as nga Dekani i Fakulteti i Drejtësisë dhe as nga Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Raporti i vitit 2018 i mbajtur nga një grup pune i MASR
Në Universitetin e Tiranës nuk ka patur auditim nga ana e Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë. Në mënyrë të vazhdueshme e kam kërkuar publikisht, dhe gjej rastin sot, ta artikuloj përsëri, se kërkoj auditim të Universitetit të Tiranës për 10 vitet e fundit. Pse nuk bëhet auditim në Universitetin e Tiranës? Kush është arsyeja e vërtetë? Kush e pengon atë të bëhet?????
Raporti i MASR që citohet e citohet nga të gjithë dhe kudo, nuk është raport auditimi por Raporti i një grupi pune të MASR, i fabrikuar në shkelje flagrante të parimit të ligjshmërisë, të paanësisë dhe të objektivitetit, me qëllimin e vetëm për të legjitimuar veprimet dhe mosveprimet e ish-Kancelarit, Bordit të Administrimit dhe Administratorit të UT (veprime me përmbajtje penale të cilat i kam kallëzuar në prokurori që prej muajit gusht 2017 e në vazhdim).Ndërkohë që, në mashtrim të fakteve dhe në spekullim me ligjin, ky grup pune (tre prej të cilëve, edhe në konflikt të hapur interesi për shkak të emërimit të tyre si përfaqësues të MASR në Borde Administrimi të Universiteteve të tjera publike në vend) ka denigruar figurën time duke ngarkuar me përgjegjësi ligjore të paqena veprimet mia, ligjshmëria dhe vlefshmëria e të cilave, janë të konfirmuara tashmë në rrugë gjyqësore nga Gjykatat përkatëse. Shumë shpejt, hartuesit dhe skenaristët e këtij raporti do të japin llogari dhe do të mbajnë përgjegjësi. Mbështetja që MASR u ka dhënë këtyre strukturave dhe ish-kastës drejtuese të UT, u konfirmua hapur edhe me “qokën”më të fundit që bëri ish-Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë ditën para se të linte detyrën, duke miratuar Statutin e UT-së me shkelje ligjore, për të cilat vetë ajo i kishte konstatuar dhe i kishte përcjellë në UT për rishikim.

Në lidhje me punësimet në Universitetin e Tiranës
Tre nga dekanët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës, konkretisht: Dhori Kule, Artan Hoxha dhe Artur Sula, në shkelje flagrante të ligjit të arsimit të lartë 80/2015 (shiko nenin 64, pika 1); në shkelje flagrante të Statutit të UT (shiko nenin 67, 80) dhe në shkelje flagrante të Rregullores të UT (shiko neni 25), shpallin vende pune dhe kërkojnë të kryejnë procedura të paligjshme rekrutimesh të personelit akademik dhe ndihmës akademik në njësitë kryesore që ata drejtojnë. Për këto procedura të paligjshme është fjala kurakuzohem se “…. Rektori ka penguar rekutimet apo punësimet në UT ????” Ashtu sikurse, në mënyrë të përsëritur kam shprehur zyrtarisht qëndrimin tim në lidhje me procedurat e paligjshme të ndërmarra nga këto dekanë, duke kërkuar në mënyrë të përsëritur prej tyre t’i ndërprisnin këto procedura dhe të zbatonin ligjin, gjej rastin të deklaroj edhe një herë së në asnjë rast dhe për asnjë arsye, nuk do të jem pjesë e këtyre procedurave të paligjshme. Pra lehtësisht është e kuptueshme se kush e pengon në fakt rekrutimin e personelit në këto fakultete… Pse në fakultetet e tjera të UT-së, rekrutohen dhe punësohen në mënyrë të vazhdueshme, me procedura të rregullta, në zbatim të ligjit, personel akademik dhe ndihmës akademik, sipas nevojave konkrete të tyre?
Dekanët, Dhori Kule, Artan Hoxha dhe Artur Sula, në mbështetje të hapur nga MASR, shkelin ligjin, e tjetërsojnë atë, dhe në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme, shpikin, sajojnë, tjetërsojnë të vërtetën, siç duket qartë edhe nga takimet e tyre të fundit me Kryeministrin e vendit./Opinion.al

Etiketa: mynyr koni


Ju sugjerojmë

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
Bota

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

20 Korrik, 2025 10:46 pm
Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
Bota

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

20 Korrik, 2025 10:30 pm
Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
Bota

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

20 Korrik, 2025 10:03 pm
Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
Rajoni

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

20 Korrik, 2025 9:40 pm
“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare
Rajoni

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare

20 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm
Aktualitet

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

20 Korrik, 2025 8:50 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

20 Korrik, 2025 8:29 pm
Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

20 Korrik, 2025 8:12 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

20 Korrik, 2025 7:54 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

20 Korrik, 2025 7:38 pm
Para
Mbretëresha duket se të preferuarën e saj ka Meghan, ja çfarë bëri për të

Mbretëresha merr masa ndaj Meghan Markle,ja çfarë i ka ndaluar rreptësisht

Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, publikohet lista e kandidatëve

Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, publikohet lista e kandidatëve

Gjoka: Shteti të ndalojë dhunën nga tribuna VIP

Gjoka: Shteti të ndalojë dhunën nga tribuna VIP
















TE FUNDIT

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
20 Korrik, 2025

Donald Trump ka shënuar ditën e sotme gjashtë muaj në krye të presidencës së SHBA-së. “Sot shënohet gjashtëmuaj nga mandati...

Lexo më shumë

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
20 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë me përmasa ndërkombëtare ka tronditur Athinën dhe komunitetin akademik të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Profesori...

Lexo më shumë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
20 Korrik, 2025

Një valë e re e të nxehtit, e treta që nga fillimi i verës, ka goditur Italinë që prej së...

Lexo më shumë

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
20 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com