Një transformator është përfshirë nga zjarri në Krahës të Tepelenës. Drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët.
Është ndërprerë energjia elektrike dhe si pasojë e këtij zjarri parashikohet se zona nuk do të ketë energji për 24 orët e ardhshme.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet se dëmtimi ka ardhur si pasojë e një qarku të shkurtër. Pa energji do të mbeten rreth 1500 familje./Opinion.al