Pas largimit si trajner nga skuadra e kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi mund të rikthehet në krye të një ekipi futbolli.
Sipas mediave italiane, për ish-mbrojtësin e Romës dhe Realit të Madridit është shfaqur interes nga ana e skuadrës Salerno e cila luan në Seria B.
Po ashtu, për ish-trajnerin e kombëtares shqiptare ka shfaqur interes edhe skuadra e Seria A, Chievo. Mesa duket duket pas eksperiencës te kombëtarja kuqezi, Panuçi ka fituar pikë në botën e trajnimit./ Opinion.al E.Xh.