Tronditet qyteti i Shkodrës. Dy persona janë vrarë paraditen e kësaj të shtunë në lagjen “Kiras”.
Dy personat, që kanë humbur jetën janë vëllezërit: Astrit Bilali dhe Brahim Bilali.
Po ashtu mësohet se Astrit Bilali është i ati i Asmer Bilalit, i arrestuar si pjesë e grupit të Bajrave.
Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparshëm në policinë e Shkodrës, si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.
Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë.
Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit./Opinion.al