Një tjetër shpërthim me tritol ka tronditur qytetin bregdetar të Vlorës, që në orët e para të mëngjesit.
Sipas policisë lokale ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rilindja”. Sasia e eksplozivit ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së Frederik Osmënaj.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme të vogla materiale.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./Opinion.al