Deputetët britanikë kanë refuzuar ditën e sotme për të tretën herë marrëveshjen për e daljen nga Bashkimi Europian.
Kryeministrja Theresa May e pranoi humbjen, teksa shtoi se të hënën ajo do të kërkojë alternativa të tjera për arritur marrëveshjen e Brexit.
Lideri laburist, Jeremy Corbyn i kërkoi asaj të japë menjëherë dorëheqjen, duke krijuar mundësi që Britania e Madhe të mbajë zgjedhje të reja.
Po ashtu, dhe deputetët e tjerë kërkuan zgjedhje të reja, duke akuzuar May si shkaktare për dështimet e marrëveshjeve.
Më herët, ligjvënësit e kanë refuzuar këtë marrëveshje në muajin janar, për shkak të një barriere fizike në ishullin e Irlandës. Marrëveshja dështoi gjithashtu dhe në 12 mars, ku 391 deputetë votuan kundër ndërsa 242 ishin pro/ Opinion.al E.Xh.