Të dhënat e publikuara nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) tregojnë se jetojmë në një botë ku çdo ditë, vriten mesatarisht 137 gra nga partnerët, ish partnerët ose anëtarë të familjes.
Teksa debatet e barazisë gjinore ziejnë, “Indeksi i Përshtatshmërisë së Grave 2019” zbuloi 10 vendet më të mira dhe 10 vendet më të këqija në botë për gratë, duke u bazuar në faktorë të tillë si shkalla e dhunës në familje, pagat, arsimi, jetëgjatësia, taksat e produkteve sanitare dhe trafikimi i qenieve njerëzore.
Këto janë vendet më të mira për të jetuar gratë:
Norvegjia
Suedia
Kanadaja
Finlanda
Islanda
Danimarka
Irlanda
Sllovenia
Austria
Estonia
Ndërsa vendet më të papërshtatshme janë:
Nigeria
Etiopia
Pakistani
Uganda
Mozambiku
Laos
Tanzania
Kameruni
Egjipti
Ruanda
/Opinion.al