Rita Ora do të rikthehet në Kosovë në muajin prill pasi do të merret me disa projekte bamirësie. Këngëtarja, në bashkëpunim me markën gjermane të modës “Escada” po punojnë për një kauzë të përbashkët, që synon të ndihmojë gratë të bëhen të forta dhe të pavarura.
Ajo është bashkuar me drejtorin e dizajnit të “Escada”, Niall Sloan për të krijuar një model të veçantë të çantave me formë zemre. Kompania do të dhurojë 15 euro nga çdo çantë e shitur, për bamirësi në “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë femrat e mbijetuara të luftës, të rindërtojnë jetën e tyre.
Donacionet do të shërbejnë si financim kryesor për përpjekjet e kësaj organizate në vendlindjen e Rita Orës, në Kosovë.
“Unë shkoj sa herë që të mundem, është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, tha Ora për “The Hollywood Reporter”./Opinion.al