Policia e Kurbinit ka gjetur dhe ka shkatërruar një mini-serë në territorin e banesës së shtetasit F.H., në Milot, në të cilën ishin mbjellë 295 fara kanabisi.
Zbulimi u bë pas informacioneve në rrugë operative dhe arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Miloti”. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit F.H., 50 vjeç, banues në Milot, si kultivues i tyre.
Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim tê bimëve narkotike./Opinion.al