Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hajdari replika për diplomatët, Gent Cakaj: Je opozitare konstruktive

2019/03/27 at 3:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Rudina Hajdari ka zhvilluar një replikë me Ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm. Hajdari e ka pyetur lidhur me shkarkimin e 20 punonjësve të shërbimit diplomatik. Hajdari iu referua edhe fjalëve të Ditmir Bushatit, i cili kur u largua tha se po lindte një shërbim diplomatik ambicioz, ku kishte forcuar meritokracinë.


“Rreth 20 punonjës, ndoshta më shumë, për shkak se këta punonjës nuk plotësojnë kushtet ligjore apo profesionale, keni vendosur t’i shkarkoni. Ndërkohë, nuk publikuar asnjë vendim i arsyetuar. Këtë mund ta bëj edhe në linjë zyrtare, përse e keni bërë pa asnjë arsye, sipas ligjit mund të kërkojmë informacion. Duke cenuar të drejtën e punës cenon cilësinë, cenon pavarësinë dhe njëkohësisht cenon shërbimin diplomatik. Pika e dytë, pse ish-ministri Bushati në fjalën përmbyllëse ka thënë: “Forcuam meritokracinë duke përmirësuar rrënjësisht sistemin e rekrutimit në shërbimin e jashtëm, mbi bazën e aftësive”. Çfarë ndodhi me këta 20 punonjës? Pse nuk na keni dhënë një arsye për këta 20 punonjës, sepse për mendimin tim mund të jetë deklaratë e radhës për një reformë fiktive”, tha gjatë fjalës së saj Rudina Hajdari.

Në përgjigjen e tij Cakaj sqaroi se nuk bëhet fjalë për 20 shkarkime nga puna. “Citimi i deklaratës sime nuk ishte i saktë, për shkak se thatë se kam vendosur të shkarkoj 20 punonjës. Unë kam thënë me një pjesë do të shkëputet marrëdhënia e punës, me pjesën tjetër do t’i transferojmë, e kjo reformë prek rreth 20 vetë, nuk kemi të bëjmë me 20 lirime nga puna”, u shpreh ai.

Më tej Cakaj tha se nismat e tij janë në vazhdim të punës së ish-ministrit Ditmir Bushati.

“Unë pres mbështetje nga ju, sepse jeni një opozitare shumë konstruktive, kjo nuk është reformë, as cenim, është përpjekje për ta rritur performancën dhe një reformë substanciale për shkak se në përfaqësitë tona në botë ka mospërputhje mes burimeve njerëzore dhe rezultateve. Deklarata e Bushatit është krejtësisht legjitime, ministri ka bërë një punë të vlefshme dhe prej vizionit të tij Shqipëria është në pikën më të lartë diplomatike, dhe fjala ime nisi pikërisht duke vlerësuar punën e tij. Unë jam pjesë e asaj ministrie, por jam i gatshëm të ndërmarr reforma për të përmirësuar situatën që të rinjtë me rezultate maksimale të bëhen pjesë e strukturës diplomatike. Me sjelljen e tyre disa kanë tejkaluar sjelljen dinjitoze, për një pjesë ka masa disiplinore dhe një pjesë e tyre kanë qenë në sistem tepër gjatë dhe kanë kontribute shumë të pakta”, u shpreh Cakaj./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ndikimi i madh i kufizimeve kineze ndaj mineraleve të rralla
Bota

Ndikimi i madh i kufizimeve kineze ndaj mineraleve të rralla

16 Tetor, 2025 4:14 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Politikë

PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale

16 Tetor, 2025 3:41 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri 25-vjeçari në Tiranë

16 Tetor, 2025 3:36 pm
Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza
Kryesore

Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza

16 Tetor, 2025 1:48 pm
Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës
Aktualitet

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës

16 Tetor, 2025 12:15 pm
Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure
Politikë

Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure

16 Tetor, 2025 11:38 am
Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

16 Tetor, 2025 11:14 am
Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë
Aktualitet

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë

16 Tetor, 2025 10:22 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Vetëvendoje: Rama loboi për Specialen

16 Tetor, 2025 10:16 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

16 Tetor, 2025 9:41 am
Para
Moderatorja shqiptare shfaqet me të njëjtin fustan si dukesha Meghan

Publikohen fotot e aktores që luan Meghan Markle, duket identike me të

SHBA, Kongresi bllokon kandidaturën e ambasadores në Tiranë

PD loboi në Uashington për ambasadoren e re amerikane në Shqipëri

Trump e cilësoi si “vend të ndyrë”, e bija lidhet me milionerin nigerian

Trump sulm ndaj mediave: Armiq të popullit, nxitës gënjeshtrash
















TE FUNDIT

Ndikimi i madh i kufizimeve kineze ndaj mineraleve të rralla

Ndikimi i madh i kufizimeve kineze ndaj mineraleve të rralla
16 Tetor, 2025

Kufizimet më të fundit të vendosura nga Kina ndaj eksporteve të mineraleve të rralla tokësore rrezikojnë jo vetëm ta ringjallin...

Lexo më shumë

PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
16 Tetor, 2025

PD ka dorëzuar sot kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale, që mbahen më...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë zjarri 25-vjeçari në Tiranë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
16 Tetor, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë mbikalimit të Domjes. Gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur...

Lexo më shumë

Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza

Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza
16 Tetor, 2025

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirje në “skenarët e errët” kundër drejtuesve të luftës çlirimtare....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com