Edmond Kumaraku, konsulli shqiptar në Romë është shkarkuar nga detyra ditën e sotme.
Shkarkimi i Kumaraku, erdhi pas njoftimit të bërë sot nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ku tha se 20 punonjës të diplomacisë janë larguar nga puna.
Deklarata e Cakajt erdhi pas skandalit të vëllezërve indian, ku njëri prej tyre, Nitin Sandesara, ishte Kosull Nderi i Shqipërisë, pavarësisht se në vendin e tij ishte i shpallur në kërkim nga policia për mashtrim./ Opinion.al E.Xh.