Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skafisti i Balilit: Biznesmeni që më pagoi për trafikun e drogës

2019/03/25 at 4:51 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skafisti i Balilit: Biznesmeni që më pagoi për trafikun e drogës

Petro Dalanaj, ishte një nga skafistët që u arrestua si pjesë e grupit kriminal të Klement Balilit. Në një intervistë për gazetarin Artan Hoxha ai ka treguar gjithë “aktivitetin” e tij.
Dalanaj zbulon dhe emrin e personit, që sipas tij porositi sasinë e kanabisit, që trafikoi drejt Greqisë. Ai është Spiro Gira, biznesmen nga qyteti i Fierit.

Pjesë nga intervista

Jeni liruar nga burgu në Greqi?
Po.

Saktësisht, në çfarë burgu keni qenë? Për çfarë jeni arrestuar dhe kur jeni liruar?
Unë jam arrestuar në datën 8 maj të vitit 2016, për një ngarkesë me hashash, nga Shqipëria për në Greqi, për në Zaqitho të Greqisë. Jam liruar në datën 4 mars 2019. Mbarova dënimin tim, u lirova dhe erdha pranë familjes.

Me sa kujtoni, si u përfshitë në këtë histori?
Në këtë histori, unë jam përfshirë spontanisht sepse kisha disa probleme ekonomike, kisha një kredi bankare. Dhe një peshkatar (sepse edhe unë jam peshkatar në pension) më tha që një i njohuri i tij donte të bënte një punë për në Greqi. Më tha që lekët i paguante kesh. I thashë që do të mendohesha. Pastaj, meqë kisha probleme, mendova që ta bëja atë punë dhe bisedova me zotërinë. Më tha që donte të dërgonte një ngarkesë nga Saranda për në Zaqitho. Unë i thashë që lekët i doja paradhënie sepse kisha halle. Më premtoi që do të m’i jepte, por ditën kur do të bëhej puna. Pas rreth një muaji, më tha që duhej të takoja një person në Patra dhe ai personi do të më tregonte për punën që do të bëja. I thashë që nuk kisha lekë për të shkuar atje. Më dha rreth 400 euro. Shkova në Patra. Takova një grek, më dha numrin e telefonit. Mbiemrin e kishte Alipandi. Shkuam në Zaqitho. Më dha edhe një GPS me vete. Caktuam vendin se ku do të shkarkohej malli dhe u ktheva prapë në Shqipëri.

Me çfarë shkuat në Patra?
Me autobus.

Nga cila doganë keni kaluar?
Nga Kakavija.

Keni hyrë zyrtarisht?
Po, po, me pasaportë.

Nga Patra në Zaqitho, rrugën e keni bërë me skaf?
Me makinën e Alipandiut, e Jorgo Alipandiut.

Dhe shkuat në Zaqitho, ku patë vendin ku do të shkarkonit mallin?
Po.

Aty ju dhanë ndonjë hartë, ndonjë GPS?
Më dhanë një GPS që caktova pikën se ku do të shkarkohej dhe GPS e mora me vete se duhej që ta kisha unë, për të bërë punën.

Atë ditë u kthyet prapë në Shqipëri, apo u kthyet me skaf?

Po, në darkë jam kthyer me autobusët që vijnë nga Athina, në orën 12, kalojnë në Patra. Dhe jam kthyer në Sarandë.

Kufirin e keni kaluar nga dogana apo nga kufiri i gjelbër?
Po, nga dogana, nga Kakavija.

Pas sa ditësh keni shkuar për të marrë skafin?
Pas rreth një muaji. Në telefon më tha që do të shkoja në Greqi, atje ku kisha qenë dhe do të takoja po të njëjtin person dhe ai personi do të më thoshte se çfarë do të bëja. Duhej që të merrja edhe një njeri tjetër me vete, si ndihmës. Bisedova me një djalë që e njoh dhe që është nga fshati Borsh. Është peshkatar. I thashë që do të bënim bashkë një punë dhe do të fitonim ca lekë, por i thashë që do të punonim me cigare. Nuk i tregova që do të punonim me drogë. Edhe ai djali më njihte sepse unë shkoj çdo verë atje për të gjuajtur peshk. Kishte besim tek unë dhe prandaj erdhi me mua.

Sa ishte shuma që ju kishin premtuar për punën që do të bënit?
5 mijë euro.

INTERVISTÊN E PLOTÊ E LEXONI KÊTU

Etiketa: Petro DalanajSkafisti i Balilit

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Edhe pse lanë mandatin, sa do paguhen deputetët e opozitës

Edhe pse lanë mandatin, sa do paguhen deputetët e opozitës

‘Qaja çdo ditë përpara mësimit’, Ed Sheeran tregon vitet e vështira

‘Qaja çdo ditë përpara mësimit’, Ed Sheeran tregon vitet e vështira

Reja konfirmon kontaktet me FSHF: Vendos të martën

Reja konfirmon kontaktet me FSHF: Vendos të martën

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com