Bledar Velikaj, bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste Ermonela Felaj, është propozuar nga KLP si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Ky vendim vjen pasi ish-presidenti Bujar Nishani nuk e dekretoi si prokuror, ndërsa Velikaj e ankimoi vendimin në Gjykatë.
Gjykata Administrative i dha të drejtë Velikajt në vitin 2016, por sërish Bujar Nishani nuk e pranoi. Këtë herë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të zbatojë vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, ku shkruhet se KLP ka detyrimin që të emërojë si prokuror Bledar Valikajn./Opinion.al