Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka folur në lidhje me procesin e Berexit si dhe për konfliktet politike që ka sjellë largimi i Britanisë nga BE.
Macron u shpreh se BE nuk do të do të burgoset nga Brexit, pasi proceset dhe projektet europiane duhet të vazhdojnë.
“Projekti evropian nuk duhet të jetë i burgosuri i Brexit-it”, deklaroi presidenti francez.
Reagimi i fortë i Presidentit francezë vjen pas shtyrjes së Brexit, gjë e cila u kërkua nga kryeministrja e Britanisë, Theresa May.
Pavarësisht pranimit të kërkesës së kryeministres britanike për shtyrjen e eafateve për Brexit, udhëheqësit evropianë vendosen kushte ndaj Britanisë.
Ata ofruan shtyrje deri më 22 maj, vetëm nëse ligjvënësit britanikë e miratojnë planin e May-t javën e ardhshme. Nëse nuk e miratojnë, shtyrja do të jetë më e shkurtër, deri më 12 prill, dhe në atë rast, Britania do të duhet të dalë me vendime të reja ose të largohet pa marrëveshje./ Opinion.al. E,Xh.