Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lavdërim i paaftësisë

2019/03/23 at 9:15 PM
në Komente, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Erjon Uka

Erjon Uka

Nga Erjon Uka/ Problemi i njerëzimit është se budallenjtë janë shumë të sigurt në vetvete, ndërsa të mençurit plot me dyshime. Kjo shprehje e Bertrand Russell, një prej themeluesve të filozofisë analitike në shekullin e XX-të, është ndër më të pëlqyerat dhe më të cituarat në rrjet. Pavarësisht se Russell simbolikisht e ndan botën në “budallenj” e të “mençur”, thënia e tij merr miratimin e të gjithëve. Pse? Për një arsye shumë të thjeshtë: Është e vështirë të gjesh dikë, që pranon se nuk është mjaftueshëm i ditur!


Në shoqërinë tonë, sigurisht jo vetëm atë shqiptare por edhe globale, nxitur mbi të gjitha nga rrjetet sociale, është një ndër fenomentet që ndeshim më shpesh. Njerëz që nuk kanë njohuritë minimale, bëhen ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare, të shkencave politike, të llogaritjeve astrofizike apo edhe të teorive të konspiracionit. Siç thoshte Umberto Eco, rrjetet sociale bënë që pijaneci i lagjes, të cilin më parë e dëgjonin vetëm tre a katër vetë në klubin e qytezës, të ketë mundësinë e fjalës në rrjet njësoj si një fitues i çmimit Nobel.

E gjitha kjo e ka një shpjegim psikologjik, që përmblidhet në “efektin Dunning-Kruger”. Fenomeni i përshkruar në vitin 1999 nga dy psikologët David Dunning dhe Justin Kruger ka të bëjë me një çrregullim të njohjes, për shkak se njerëz që dinë shumë pak, tentojnë të mbivlerësojnë aftësitë e tyre. Thënë ndryshe, sa më pak di, aq më shumë mendon se di. Jo vetëm kaq, por këta individë janë edhe më arrogantët në biseda, ku me fraza “mos më trego mua”, “e di unë atë”, “ti s’ja ke haberin” e asfiksojnë bisedën duke “goditur” sistematikisht personin përballë.

Por si arritën ata në këtë përfundim? Shpjeguar shkurtimisht, Dunning dhe Kruger zhvilluan një sërë eksperimentesh në të cilat u përfshinë studentë të viteve të para të “Cornell University”. Pasi ata u ndanë në dy grupe, psikologët ekzaminuan vlerësimin që studentët bënin për veten e tyre mbi bazën e tre kritereve: logjikë, gramatikë dhe sens humori. Pasi panë pikëzimin që studentët kishin bërë, Dunning dhe Kruger zbuluan se studentët e dobët kishin tendencën që vazhdimisht të mbivlerësonin aftësitë e tyre. Nga ana tjetër, studentët e mirë, i nënvlerësonin ato.

E në fakt, dyshimi është një cilësi që shoqëron gjithmonë njerëzit që i përmbahen aforizmës së Sokratit, “E vetmja gjë që di, është se nuk di asgjë.” Prandaj, jo rrallë herë ndodh që shokun e klasës në 9-vjeçare, të cilit i jepnim kopje në orën e matematikës ta shohim drejtor banke; që djemtë e bankës së fundit të cilët mezor kalonin klasën bëhen ekspertë kontabël; që shoqja në krah e cila nuk fliste kurrë, bëhet deputete.

Pikërisht ajo që po ndodh në Parlamentin e Shqipërisë mund të jetë pjesërisht pasojë e efektit Dunning-Kruger. Njerëz me CV shumë modeste, pa eksperienca pune në jetë, futen në lista për deputetë e më pas pranojnë të jenë një prej vetëm 140 përfaqësuesve të popullit. E çuditshme! Nga njëra anë kemi profesorë apo teknicienë, të cilëve kur u propozohet të jenë pjesë e politikës, dyshojnë dhe mendojnë se do të ishin më të vlefshëm në sektorin profesional ku ndodhen duke mos e parë veten në lartësinë e duhur për të qenë të zgjedhurit e popullit, e nga ana tjetër kemi njerëz që preferojnë të vendosen edhe të dyzetë e shtatët në listë, vetëm që të thonë “jam kandidat për deputet”! Më pas mendojnë se ata kanë monopolin e vendimmarrjes, e shpëtimit të vendit, e përcaktimit se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, ku me mediokritet i bëjnë karshillëk çdo ekspertize që vjen nga jashtë, pasi ata kanë “votat e qytetarëve”. Jo më kot, është e vështirë që të paktën në këto katër legjislaturat e fundit, të gjesh profesorë që kanë ndenjur më shumë se një mandat në Kuvend. E të mendosh që Kuvendi është pjesa më evidente e këtij problemi në sistemin e promovimit që ndjek shoqëria.

Normalisht, pa paragjykuar askënd, në Parlament përveç klasës problematike të deputetëve që kemi prej disa kohësh, me ndryshimet e bëra për shkak të zhvillimeve poltike, deri më tani kemi dy deputete të reja që nuk kanë asnjë eksperiencë pune të mëparshme; kemi një deputet i cili pasi ka mbaruar shkollën e mesme teknike në vitin 1982, ka përfunduar studimet master në Administrim Biznesi në vitin 2009; kemi të paktën dy deputetë që kanë përfunduar studimet në një universitet që zyrtarisht është mbyllur nga shteti shqiptar për shkak të abuzimit me diplomat. Dhe lista do të vazhdojë…/Opinion.al

Etiketa: deputetëefekti dunning krugererjon ukaerjon uka opinionlavderim i paaftesiseopinionpaaftesiaparlamenti shqiptar


Ju sugjerojmë

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

20 Gusht, 2025 10:37 pm
Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
Rajoni

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

20 Gusht, 2025 10:14 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

20 Gusht, 2025 9:40 pm
Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
Bota

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

20 Gusht, 2025 9:21 pm
Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues
Aktualitet

Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

20 Gusht, 2025 8:32 pm
CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë
Bota

CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë

20 Gusht, 2025 8:22 pm
Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia
Aktualitet

Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia

20 Gusht, 2025 7:54 pm
SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë  të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Bota

SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

20 Gusht, 2025 7:46 pm
Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici
Aktualitet

Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

20 Gusht, 2025 7:15 pm
Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit
Rajoni

Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit

20 Gusht, 2025 7:09 pm
Para
Turqia mposht përsëri Shqipërinë, U21 larg Europianit

Turqia mposht përsëri Shqipërinë, U21 larg Europianit

Sfida e Ramës për opozitën, reagon Berisha: Ky birbio rrëmbeu zgjedhjet

Sfida e Ramës për opozitën, reagon Berisha: Ky birbio rrëmbeu zgjedhjet

Digjet automjeti në Vlorë, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Digjet automjeti në Vlorë, zjarri dyshohet i qëllimshëm
















TE FUNDIT

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
20 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë...

Lexo më shumë

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
20 Gusht, 2025

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me kryeministrin serb,...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
20 Gusht, 2025

Gjatë ditës së sotme, 20 gusht, janë raportuar 12 vatra zjarri. Nga to janë shuar gjashtë, dy janë aktive ndërsa...

Lexo më shumë

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
20 Gusht, 2025

Udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë dikur se gadishulli ukrainas i Krimesë, i cili është nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com