Humbja e djeshme 2-0 përballë Turqisë, ka lënë një shije të keqe jo vetëm te tifozët, por edhe te stafi i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Mediat sportive tregojnë se pas ndeshjes në “Loro Boriçi”, Presidenti i FSHF-së Armand Duka është takuar me trajnerin italian, Edy Reja. Ky i fundit ka qenë në shoqërinë e menaxherit ndërkombëtar, Shkumbin Qormemetit.
Nuk dihet ende qëllimi i takimit të tyre, por fakti që u bë menjëherë pas humbjes së Shqipërisë dhe se Edy Reja është një trajner me shumë eksperiencë, por aktualisht pa ekip, mund të ketë lidhje me një zëvendësim të mundshëm të Christian Panucci-t.
Edy Reja ka një karrierë gati 30-vjeçare në trajnim. Ai ka drejtuar shumë skuadra italiane ndër të cilat Napoli, Atalanta, Lazio apo Genoa./Opinion.al