Pak kohë më parë këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë. Për një kohë të gjatë ajo e mbajti të fshehtë lajmin se do të bëhej nënë duke surprizuar ndjekësit e saj.
Këngëtarja, e cila prej vitesh jeton në Angli me bashkëshortin e saj, diplomatin anglez Paul Edward Conolly, ka publikuar ditën e sotme një foto të së voglës.
Ajo duket mjaft e vogël e mbështjellë me peshqir ku sapo ka mbaruar larjen. “Lahet çupa çup e çup,”-shkruan Shahini në rrjete sociale së bashku me këtë imazh të ëmbël të së bijës./Opinion.al/