Çifti i njohur Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë gjithnjë në qendër të vëmendjes mediatike. Shkak është bërë edhe fakti se Bieber ka pranuar se aktualisht po kalon një fazë depresive. Jo vetëm kaq, por duket se as fansat nuk janë në anën e tyre pasi kërkojnë që çifti të divorcohet.
Për këtë fakt është shprehur Baldwin në një intervistë për “Cosmopolitan”. Ajo ka theksuar se nuk e kupton këtë dëshirë të fansave që ata të ndahen dhe për ti parë të dështojnë.
Por më pas ajo u shpreh se do të vijonte të ishte pozitive dhe se është thjesht një botë e keqe ku njerëzimi po mundohet shumë./Opinion.al/