Në vetëm pak javë dukesha Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen prindër për herë të parë. Në rrjete sociale ndjekësit kanë aludimet se cili do të jetë emri i fëmijës së tyre nëse do të jetë djalë ose vajzë.
Nëse do të jetë djalë, ashtu siç po aludojnë gjatë gjithë kësaj kohe mediat emri i preferuar deri tani është Arthur. Ndërkohë nëse do të jetë vajzë fansat shpresojnë që çifti ti vendosë emrin Diana, si tribut për Princeshën e ndjerë.
Gjithashtu disa emra të tjerë të preferuar nëse do të jetë vajzë janë Alice dhe Victoria. “Do të vija bast më tepër në emrin Victoria, sepse do ta thërrisnim Tori”,-është shprehur një nga ndjekëset në rrjete sociale. Por gjithçka pritet të mësohet kur dukesha do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë./Opinion.al/