Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1.7 miliardë dollarë gjobë për Google

2019/03/20 at 3:54 PM
në -Teknologji, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
1.7 miliardë dollarë gjobë për Google

Komisioni Rregullator i Bashkimit Evropian ndëshkoi kompaninë Google me një gjobë prej 1.49 miliardë eurosh ose 1.68 miliardë dollarë, për abuzim me reklamat në internet për shkak të rolit të tij dominues.

Kjo është hera e tretë që komisioni ndëshkon kompaninë Google me gjobë, pas atyre prej disa miliarda dollarësh, rezultat i dy hetimeve të veçanta ndaj gjigandit të biznesit të Silicon Valley-t.

Komisionerja e BE-së për konkurencën Margrethe Vestager, njoftoi rezultatet e hetimit afatgjatë ndaj shërbimit për reklamat që ofron Google të quajtur “AdSense”, të mërkurën gjatë një conference për shtyp në Bruksel.

“Vendimi i sotëm ka të bëjë me atë se si Google ka abuzuar me pozitën e tij dominuese për të ndaluar faqet e internetit të përdorin agjentë të tjerë përveç platformës AdSense“, tha zonja Vestager.

Sipas gjetjeve të komisionit, Google dhe kompania e saj mëmë Alphabet kanë shkelur rregullat antitrust të BE-së duke imponuar klauzola kufizuese në kontratat me faqet e internetit që kanë përdorur AdSense-n, duke parandaluar konkurentët e firmës Google të vendosin reklamat e tyre në këto faqe interneti.

Google “pengoi konkurentët e tij nga mundësia për të përtërirë dhe për të konkuruar në treg falë meritave që kanë”, tha zonja Vestager.

“AdSense” është një shërbim i hershëm i Google-t që u mundëson publikueseve në faqe interneti si blogerëve, të vendosin reklama në faqet e tyre, me përmbajtje bazuar në rezultatet e kërkimit në faqet e tyre. Kompania Microsoft paraqiti një ankesë tek komisioni antitrust i BE-së në lidhje me shërbimin në vitin 2009 dhe komisioni nisi zyrtarisht hetimin në vitin 2016, megjithëse në atë kohë tha se Google kishte bërë disa ndryshime për t’u dhënë më shumë liri konsumatorëve të prekur për të publikuar reklama konkuruese.

Vitin e kaluar, komisionerja e BE-së për konkurencën Margrethe Vestager ndëshkoi kompaninë me një shifër rekord prej rreth 5 miliardë dollarësh pas një hetimi në sistemin operativ Android të kompanisë.

Në 2017 ajo vendosi ndaj Google-t një gjobë prej 2.42 miliardë eurosh ose rreth 3 miliardë dollarë, në një rast që lidhej me kërkimet për blerjet në internet.

Etiketa: gjobegoogle

Ju sugjerojmë

Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…
Aktualitet

Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…

18 Gusht, 2025 1:38 pm
The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri
Aktualitet

The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri

18 Gusht, 2025 1:22 pm
Kamioni merr para dy makina në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur
Aktualitet

Kamioni merr para dy makina në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur

18 Gusht, 2025 1:12 pm
Manalit: Fabrika që po ushqen makinerinë e luftës së Rusisë
Rajoni

Manalit: Fabrika që po ushqen makinerinë e luftës së Rusisë

18 Gusht, 2025 12:56 pm
Vodhën një tabakino gjatë natës në Lezhë, arrestohen dy shtetas të Kosovës
Aktualitet

Vodhën një tabakino gjatë natës në Lezhë, arrestohen dy shtetas të Kosovës

18 Gusht, 2025 12:44 pm
I morën paratë dhe celularin me dhunë një 44-vjeçari,në pranga një shtetas në Durrës
Aktualitet

I morën paratë dhe celularin me dhunë një 44-vjeçari,në pranga një shtetas në Durrës

18 Gusht, 2025 12:27 pm
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan
Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

18 Gusht, 2025 12:06 pm
U kapën duke peshkuar në mënyrë të paligjshme në Palasë, nën hetim tre persona!
Aktualitet

U kapën duke peshkuar në mënyrë të paligjshme në Palasë, nën hetim tre persona!

18 Gusht, 2025 11:58 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Java nis e freskët dhe me reshje/ Fundjava risjell të nxehtin

18 Gusht, 2025 11:55 am
Amnesty International akuzon Izraelin se qëllimshëm po shkakton uri në Gaza
Bota

Amnesty International akuzon Izraelin se qëllimshëm po shkakton uri në Gaza

18 Gusht, 2025 11:45 am
Para
Britania kërkon shtyerjen me tre muaj të afatit për daljen nga BE

Britania kërkon shtyerjen me tre muaj të afatit për daljen nga BE

Veliaj: Nuk më frikëson mungesa e LSI, të shtunën dal me djalin

Veliaj: Nuk më frikëson mungesa e LSI, të shtunën dal me djalin

Greqi, votohet ligji për marrjen e nënshtetësisë. Kush përfiton

Greqi, votohet ligji për marrjen e nënshtetësisë. Kush përfiton

TE FUNDIT

Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…

Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…
18 Gusht, 2025

Puna në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar po vijon çdo ditë, për të ndërtuar një godinë që pritet të...

Lexo më shumë

The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri

The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri
18 Gusht, 2025

Klani Çela-Çopja konsiderohej një nga grupet më të fuqishme kriminale në Europë, me ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e kokainës...

Lexo më shumë

Kamioni merr para dy makina në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur

Kamioni merr para dy makina në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur
18 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku si pasojë humbi jetën një person. Sipas uniformave...

Lexo më shumë

Manalit: Fabrika që po ushqen makinerinë e luftës së Rusisë

Manalit: Fabrika që po ushqen makinerinë e luftës së Rusisë
18 Gusht, 2025

Në pranverën e vitit 2024, Qeveria e Bjellorusisë e vendosi fabrikën për prodhimin e komponentëve të radios në Vitebsk, Manalit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com