Ditmir Bushati ishte një nga ministrat që mezi “përtypi” zëvendësimin që bëri kryeministri Edi Rama.
Sa i përket emërimit të Gent Cakaj në këtë post, zoti Bushati ka thënë: Çdo person që ushtron një përgjegjësi publike duhet të japë diçka nga vetja. Por politika e jashtme është një nga ato fusha konservatore të shtetit që ndryshon më me vështirësi ose shumë pak nga fushat e tjera. Ministri i Jashtëm është i munguari i madh në politikë dhe për ekipin. Dhe është i munguari dhe i familjes. Por nga ana tjetër unë kam zgjedhur të bëj politikanin.
Por a ka kapacitet Cakaj për të mbajtur një peshë kaq të madhe?
Ditmir Bushati: Fakti që Kryeministri ka bërë një zgjedhje të tillë besoj se …Gjykimet e gjithsecilit mund të jenë subjektive. Dirigjenti i një orkestre, kapiteni apo trajneri i një ekipi është Kryeministri. Nuk duhet të biem pre e ekzagjerimeve, kur vjen puna për një ekip tonusin e jep Kryeministri./Opinion.al