Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ajo që nuk dini për sulmuesin në Zelandën e Re dhe kënga që dëgjonte

2019/03/15 at 6:13 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ajo që nuk dini për sulmuesin në Zelandën e Re dhe kënga që dëgjonte

Një nga autorët e sulmit terrorist në një xhami në Zelandën e Re është identifikuar si 28-vjeçari Brenton Tarrant. Me gjakftohtësi ai vrau 49 besimtarë myslimanë, ndërsa mediat e përshkruajnë si të indoktrinuar nga ideologjia ekstremiste dhe neonaziste. 28-vjeçari, pasi i ati i vdiq nga kanceri u largua nga Australia për 7 vite duke udhëtuar në botë, duke përfshirë Korenë e Veriut dhe Pakistanin. Të ardhurat i fitonte nga Bitcoin.

Brenton Tarrant kur ishte fëmijë
Brenton Tarrant kur ishte fëmijë

Një video 17-minutëshe nga sulmi, e cila fillimisht u publikua në Facebook, nis me një skenë ku 28-vjeçari identifikon veten, teksa më pas niset drejt xhamisë, Al Noor. Po ashtu në këtë video dëgjohet një këngë nacionaliste serbe. Sipas ambasadorit të Bosnje Hercegovinës në Zelandën e Re, agresori kishte dëgjuar kënge nacionaliste serbe që glorifikonin Radovan Karaxhic.

Brenton Tarrant
Brenton Tarrant

Kënga është krijuar më 1995 dhe që në fillim është quajtur “Karaxhiç, udhëheq serbët e tu”, i referohet, liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, i ashtuquajtur edhe si Kasap i Ballkanit, që është dënuar nga Gjykata e Hagës më 2016, për genocid.

“Ujqit po vijnë, kujdes ustashë dhe turq”, thuhet në një pjesë të tekstit, e cila u referohet luftëtarëve nacionalistë kroatë dhe myslimanëve boshnjakë.

“Karaxhiç, udhëheq serbët e tu. Udhëheq serbët e tu. Të gjithë duhet të shohin se ne nuk i frikësohemi askujt”.

“Në mbrojtje të popullit serb, duke luftuar për lirinë tonë të dashur, lirinë tonë të dashur”, vazhdon teksti i këngës.

Në disa pamje direkte të videos, që ka qarkulluar në kohë reale, në armët e sulmuesit janë parë emra të serbëve si Millosh Obiliç dhe Car Llazari, që së bashku kanë luftuar kundër otomanëve në Betejën e Kosovës më 1389. Përveç këtyre dy emrave shihen edhe shumë emra të luftëtarëve të asaj kohe që kanë luftuar kundër turqve.

Në këtë dokument 74 faqe, Tarrant mohon se është anëtar i ndonjë organizate, por pranon se “ai është frymëzuar” nga terroristi norvegjez i së djathtës ekstreme, Anders Breivik, që ka vrarë 77 persona në një sulm me bombë dhe armë zjarri në Oslo më 2011.

Anders Behring Breivik
Anders Behring Breivik

Para sulmit, Breivik pati publikuar 1,500 faqe të dokumenteve, me qindra referenca të konflikteve në Ballkan. Bazuar në gazetën The Economist, Kosova përmendet në dokumentet e Breivikut 143 herë, Serbia, 341 herë, Bosnja 343 herë dhe Shqipëria 208 herë. E përditshmja, The New Zealand Herald e ka përshkruar sulmin në xhami si vrasjen më masive në këtë shtet nga viti 1943./Opinion.al

Etiketa: Brenton Tarrantsulmi

Ju sugjerojmë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Para
Shqiptarët menaxhojnë faqe Facebook-u me lajme të rreme në Australi

Shqiptarët menaxhojnë faqe Facebook-u me lajme të rreme në Australi

Shisnin kokainë në shkolla, tre të arrestuar. Mes tyre një femër

Shisnin kokainë në shkolla, tre të arrestuar. Mes tyre një femër

Hiri i aktorit Luke Perry u shpërnda në vendin e tij të preferuar

Hiri i aktorit Luke Perry u shpërnda në vendin e tij të preferuar

TE FUNDIT

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com