24 futbollistë janë grumbulluar nga Christian Panucci për dy ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë këtë muaj.
Në listë janë emrat e konsoliduar si Arlind Ajeti, Naser Aliji, Amir Abrashi, Armando Sadiku, Bekim Balaj, Elseid Hysaj e Berat Xhimshiti, por edhe emra të rinj si Kristi Qose apo lojtarë që nuk kanë luajtur me ekipin përkatës, si Eros Grezda.
Dy ndeshjet e Shqipërisë për kualifikueset e Kampionatit Europian 2020 do të luhen ndaj Turqisë më 22 mars në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” dhe ndaj Andorrës më 25 mars në trasfertë./Opinion.al