Kryeministri Edi Rama ka paditur ish-kryeministrin Sali Berishën për shpifje. Rama kërkon dëmshpërblim 100 mijë lekë nga Berisha për dëmin moral që i ka bërë. Kjo padi është bërë për shpifjet që janë artikuluar ndaj tij në lidhje me paktin me Greqinë.
Mësohet se Rama ka dërguar në gjykatë 40 padi për shpifjet që janë bërë nga deputetët e opozitës. Ato janë shqyrtuar nga gjyqtarja Fida Osmani, në seancën e parë gjyqësore që është mbajtur sot.
Duhet të kujtojmë se Edi Rama vazhdimisht ka ngritur padi për shpifjet ndaj tij. Sipas vendimeve të Gjykatës së Lartë të publikuara në faqen e saj në internet, Edi Rama ka ngritur katër akuza për shpifje në këtë gjykatë, nga të cilat ka humbur dy dhe ka fituar dy. Rama rezulton edhe politikani që ka ngritur më shumë akuza për shpifje ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Problemi është se Rama i ka humbur dy akuzat penale të ngritura ndaj Sali Berishës gjatë kohës kur ishte në opozitë ndërsa ka fituar dy të tjera ndaj deputetëve demokratë gjatë kohës që ishte kryeministër./Opinion.al