Lefter Maliqi pjesë e listës së zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës të qarkut të Beratit është deputeti më i ri në Parlament. Ai mori këtë të hënë mandatin nga KQZ. Në një studio televizive ai ka sfiduar drejtpërdrejtë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Maliqi ka deklaruar se lista e PD-së do të plotësohet me 43 mandate në parlament.
“Unë mendoj se pata këmbën e mbarë që do të thotë se lidershipit të PD dhe forcës tjetër aleate i shkau nga dora dhe unë sot deklaroj publikisht se lista e PD do të plotësohet me 43 mandate po ashtu edhe lista e LSI-së. Ditën që PD-ja dorëzoi mandatet u komunikua që të djegin mandatet dhe nuk do të plotësohet lista me kandidatë të tjerë. Por unë kam burime të sigurta se do të jetë mbi 40 mandate, janë 30 që janë në pritje, besoj se reagimi i ndërkombëtarëve ishte dhe ndikuesi kryesor i këtij vendimi”.
Gjithashtu në fjalën e tij Maliqi ka theksuar se nuk ka besim më te lidershipi dhe figura e Bashës që sipas tij nuk ka lidhje me drejtimin e Partisë Demokratike./Opinion.al