Kryetari i Partisë Demokratike ka dhënë detaje për protestën e opozitës në 16 mars. Teksa ishte me banorët e Unazës së Re, Lulzim Basha tha se kjo datë do të ndryshojë historinë e vendit.
“Në 16 mars kemi takim me historinë, ajo nuk do jetë historia e triumfit të së keqes, por do të jetë historia e triumfit të popullit. Për të krijuar një qeveri për njerëzit. Në 16 mars të gjithë bashke do ta hapim derën e mbyllur të europës, me Edi Ramën nuk do të ketë hapje negociatash”, deklaroi Basha.
LEXO EDHE– “Për Ramën nuk do të ketë asnjë minutë qetësi“
Sipas tij djegia e mandateve është vendimi më i ligjshëm dhe më patriotik i marrë ndonjëherë. Këtë Basha e argumentoi duke thënë se opozita doli në krah të njerëzve dhe jashtë parlamentit të krimit.
“I dhamë fund një regjimi të klabur dhe për të kthyer vendimmarrjen tek populli”, theksoi Basha.
Po ashtu kritika ai pati dhe për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj që e cilësoi si “vegël e krimit të organizuar dhe Edi Ramës”./ Opinion.al