Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentoi t’i jepte fund jetës, gruaja ka një premtin për familjen e saj

2019/03/10 at 3:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tentoi t’i jepte fund jetës, gruaja ka një premtin për familjen e saj

E vënë përpara një seri problemesh, Denada një grua nga Pogradeci në një moment dobësie vendosi t’i jepte fund jetës. Fatmirësisht ajo mundi të shpëtojë pasi djali i saj arriti në kohë në shtëpi. Denada u bë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan ku tregoi historinë e saj të trishtë dhe gjithashtu dëshironte t’i kërkonte falje djalit të saj dhe babait. 45-vjeçarja e ka nisur rrëfimin e saj duke treguar së në moshën 15-vjeçare vëllai i saj kaloi një sëmundje mendore duke u shndërruar tërësisht. Ajo theksoi se prindërit e saj u munduan shumë për të luftuar këtë sëmundje duke e çuar edhe në Greqi për t’a kuruar, por ishte tepër e vështirë. Për t’a kuruar ata shitën edhe shtëpinë në mënyrë që të kishin të ardhurat e mjaftueshme, por sërish nuk ja dolën. Më pas Denada u lidh në martesë me mblesëri me një burrë të veçantë sipas saj pasi vendosi të jetoi me prindërit e saj si dhe të marrë përsipër problemin e të vëllait. Vite më vonë 45-vjeçarja u bekua me dy djem.

“Unë kam dy djem, të madhin tetëmbëdhjetë dhe të dytin katërmbëdhjetë, por pas shumë e shumë vuajtjesh nëna u diagnostikua me kancer dhe ajo ndërroi jetë shumë e re 57-vjeçe, morëm edhe kredi për sëmundjen e nënës, por beteja ishte shumë e vështirë. Vështirësi pa fund, nëna nuk shpëtoi dot, por ka akoma edhe më shumë. Unë duhet të përballesha me bashkëshortin, sepse drejtimin e familjes e mbante nëna, tani duhet ta merrnim ne. Në një truall të babait menduam të ngrinim një biznes, mirëpo duhet të mendosh që do bësh shumë investime që të hysh në treg dhe ngritëm një lavazh për larje makinash dhe tapetesh, shtuam përsëri një tjetër kredi. Si çdo ditë që shkonim për në punë, një ditë na kishin hedhur tritol, u shokuam dhe nuk e kemi gjetur akoma, por është thjeshtë nga konkurenca, sepse nuk kemi asnjë konflikt,”-është shprehur gruaja nga Pogradeci.

Ka qenë pikërisht në këtë çast të vështirë kur ajo mendoi t’i jepte fund jetës.

“Për fat të mirë në atë moment erdhi djali në shtëpi, hyn në dhomën e gjumit, sepse do merrte çantën e sportit, por ai tani e ka lënë futbollin për shkakun tim pasi nuk kishte më forcë ishte i trembur dhe i llahtarisur. Unë isha në koma, më çoi në spital dhe më nisën me helikopter drejt Tiranës. Mbas daljes nga spitali nuk ndihesha mirë, çdo ditë mendoja si do ta lija familjen time dhe çfarë mëkati kisha bërë, e gjithë familja kaloi në traumë. Ata jetojnë me frikën se a do ta gjejnë mamin gjallë apo jo, sepse unë kam momente dëshpërimi, por mendoj se nuk do ta përsëris më kurrë, do e gjej forcën të jetoj për dy fëmijët e mi, bashkëshortin, babanë dhe vëllain. Ata kanë frikë dhe çdo ditë jetojnë me këtë frikë,”-tha Denada.

Përmes ftesës së bërë për babain dhe djalin ajo i kërkoi falje dhe u premtoi se nuk do të përsëriste më diçka të tillë, por do të bëhej e fortë për ta, për babain bashkëshortin dhe dy djemtë./Xh,K/Opinion.al/

Etiketa: kam nje mesazh per tyvetvrasje

Ju sugjerojmë

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
Rajoni

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

22 Shtator, 2025 2:00 pm
Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet
Bota

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

22 Shtator, 2025 1:57 pm
Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
Kryesore

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

22 Shtator, 2025 1:12 pm
Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht
Aktualitet

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

22 Shtator, 2025 1:07 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Anglia njeh Palestinës, SHBA: Mburrje e kotë

22 Shtator, 2025 11:30 am
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Ermal Dredha dha dorëheqjen, ja kush do e drejtojë bashkinë e Vlorës

22 Shtator, 2025 11:26 am
PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje
Kryesore

PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje

22 Shtator, 2025 10:56 am
Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja: E fal të riun që i mori jetën burrit tim
Bota

Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja: E fal të riun që i mori jetën burrit tim

22 Shtator, 2025 10:52 am
“Jam gati për dialog me SHBA”, Kim Jong-un: Kam kujtime të bukura me Trumpin
Bota

“Jam gati për dialog me SHBA”, Kim Jong-un: Kam kujtime të bukura me Trumpin

22 Shtator, 2025 10:51 am
Trafiku i armëve nga Shqipëria në Angli, arrestohet 20-vjeçari
Kronikë

Trafiku i armëve nga Shqipëria në Angli, arrestohet 20-vjeçari

22 Shtator, 2025 10:32 am
Para
Basha: Për Ramën nuk do të ketë asnjë minutë qetësi

Basha: Për Ramën nuk do të ketë asnjë minutë qetësi

Vrasja e ish-policit, provat e reja që kanë në dorë hetuesit

Vrasja e ish-policit, provat e reja që kanë në dorë hetuesit

Në Moskë protestohet për internetin

Në Moskë protestohet për internetin

TE FUNDIT

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
22 Shtator, 2025

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare aktori i shquar Enver Petrovci. Petrovci ishte i njohur për rolet e tij të...

Lexo më shumë

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet
22 Shtator, 2025

Qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Portugalisë e kanë njohur zyrtarisht Palestinën. Një shtet i shpallur në mënyrë...

Lexo më shumë

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
22 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur poshtë zërat se opozita do të bojkotojë zgjedhjet për kryetarin e ri...

Lexo më shumë

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht
22 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ministrja virtuale Diella, në pranverën e ardhshme, do të jetë prezente edhe fizikisht, jo vetëm...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com