Të gjithë vajzat por në mënyrë të veçantë gratë e dinë se për të larë rrobat, edhe pse procesin kryesor e kryen lavatriçja, nuk është e thjeshtë. Ju mund të bëni gabime dhe gjetja e detergjentit të duhur për makinën larëse ndonjëherë duket më e vështirë sesa gjetja e një gjilpëre në kashtë.
Por ajo që nuk dinit është se mjafton vetëm një përbërës i thjeshtë për tu përdorur në çdo larje për të kursyer kohë, para dhe nerva. Hidh uthull të bardhë në kazanin e lavatriçes dhe mund ti përfitoni këto avantazhe.
Para së gjithash, mund të përdorni gjysmë filxhani uthull direkt në rroba. Kjo shërben për të rritur efektivitetin e detergjentit normal të lavanderi, i ruan ngjyrat të gjalla dhe zvogëlon mbetjet e detergjentit që ndonjëherë janë të dukshme në disa rroba edhe pas larjes së tyre.
Hidhni një sasi të moderuar uthulle në ndarjen ku zakonisht vendosni zbutësin e rrobave. Uthulla ka të njëjtin efekt, por është më pak agresiv, si në veshje ashtu edhe në mjedis.Acidi ndihmon për të hequr njollat e deodorantit, por jo vetëm, te rrobat e bardha.
Ndodh që edhe pas larjes rrobat mbajnë mbetje të bezdishme, veçanërisht në qoftë se ju përdorni detergjentë pluhur, të cilat mund të shkaktojnë bezdi për persona më të ndjeshëm.Shto një gjysmë gotë me uthull gjatë ciklit të larjes dhe e zgjidh këtë problem./B.K Opinion.al