Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërprerë zyrtarisht kampionatin e futbollit, pas bojkotit që shpalli dje Shoqata e Arbitrave. FSHF arsyeton se nuk ka forcë vendimmarrëse mbi arbitrat, ndërsa thotë se kampionati do të ndërpritet që këtë fundjavë.
Gjithë kjo situatë u krijua pas dhunimit të gjyqtarit Eldorjan Hamiti në ndeshjen Kamza-Laçi. Ekipi i Kamzës u përjashtua kampionati, ndërkohë arbitrat shpallën bojkotin për shkak të dhunës në stadiume./Opinion.al
Lexo edhe: “Nuk luajmë me jetën”, Arbitrat bojkojnë kampionatin