Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë për katër të arrestuarit për dhunimin e arbitrit Eldorjan Hamiti gjatë ndeshjes Kamza-Laçi.
Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për presidentin e Kamzës Naim Qarri, ndërsa ka lënë me “detyrim paraqitje” drejtorin sportiv Andi Matraxhiu, shefin e klubit Albert Bana dhe tifozin Erald Gjashi.
Ndërkohë Prokuroria nuk ka marrë shumë në konsideratë pamjet filmike të asaj dite, pasi siç duket nga video Andri Matraxhiu ka hyrë në fushë për të qetësuar situatën, por ka qëndruar larg konfliktit. Megjithatë, ai ka qëndruar i arrestuar për tre ditë dhe do të jetë në detyrim paraqitje deri në gjykimin final./Opinion.al
Lexo edhe: Dhuna ndaj arbitrit, Kamza përjashtohet nga kampionati
Lexo edhe: Video/ Goditja e arbitrit, të arrestuar edhe ata që po ndalnin dhunën