Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç thotë se politika e “Shqipërisë së Madhe” kërcënon rajonin. Deklaratën e tij e lidh me reagimet nga Prishtina, për fitoren e shqiptarëve në zgjedhjet për komunën e Tuzit.
“Është e qartë për të gjithë se jo vetëm integriteti territorial i Serbisë, por edhe Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Greqia janë të rrezikuara. Çdo mbyllje e mëtejshme e syve para krijimit të Shqipërisë së Madhe mund të çojë në kërcënime për paqen dhe stabilitetin në rajon “, tha ai për Tanjug.
Partitë shqiptare kanë fituar shumicën në zgjedhjet e së dielës ku u votua për drejtuesit e Komunës së Tuzit. /Opinion.al