Kuvendi do të mbajë nesër seancën plenare, ku pritet që të betohen edhe deputetët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët morën mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndërkohë, siç edhe ka paralajmëruar, opozita do të organizojë një protestë përpara Parlamentit.
Kuvendi do të mblidhet nesër në orën 10:00, ndërsa i është kërkuar Ministrisë së Brendshme që të garantojë sigurinë fizike të deputetëve gjatë seancës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputetit kandidatit Edmond Abazi, duke zëvendësuar në këtë mënyrë ish-deputetin e LSI-së Endrit Braimllari. Po kështu, KQZ i ka dhënë mandatin dhe znj. Aurora Marës nga lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së e cila zëvendëson ish-deputetin e Dibrës, Përparim Spahiu.
Enver Roshi në qarkun e Elbasanit po kështu do të jetë deputet i LSI-së në Kuvend, në vend të Edmond Haxhinastos. Një tjetër kandidat në listën shumëemërore të LSI-së që ka kërkuar të hyjë në parlament është edhe Ylli Shehu. Ai ka rezulton i dënuar me 200 mijë lekë gjobë dhe këtë gjë e ka deklaruar edhe vetë kandidati në formularin e vetëdeklarimit. Por, KQZ vendosi t’i japë kandidatin edhe Shehut, përfaqësues i Qarkut Tiranë, i cili zëvendëson Floida Kërpaçin./ Opinion.al