Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Na lidhi me tela me gjemba, na hidhte ujë për të na mbytur të gjithëve”

2019/03/03 at 3:25 PM
në Kryesore, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Na lidhi me tela me gjemba, na hidhte ujë për të na mbytur të gjithëve”

Një histori e trishtë është transmetuar këtë të diel në Tv Klan, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.  Në sytë e një fëmije prindi është një hero, në të gjitha kuptimet e mundshme. Në rastin e Safijes vetëm nëna e meritoi atë etiketim. Babai ishte aq i dhunshëm sa kishte tentuar të mbysë të gjithë fëmijët e tij. E ndërsa për të gjithë kjo është një ëndërr e keqe dhe e largët, nënë Fahrija nuk harron.


Safija: Nëna ime ka vuajtur gjithë jetën për të na rritur tetë fëmijë, e divorcuar që në moshën 38-vjeçare dhe kam ardhur që t’ia bëj një ditë të bukur tek emisioni juaj z.Ardit për arsyen se nëna e saj ju ka dashur shumë gjatë kohës në ekran, edhe nëna ime ju do shumë, prandaj ju kam zgjedhur juve.

Ardit Gjebrea: Pse ka vuajtur nëna juaj ?

Safija: Nëna ime ka vuajtur shumë, se babai im ka qenë i dhunshëm mirëse me nënën, por edhe me ne fëmijët, por fëmija fal prindërit. Nuk di t’i përshkruaj vuajtjet e saj, radhë pas radhe, por unë do përmend dy më kryesoret.

Ardit Gjebrea: Si u martua nëna me babain tuaj ?

Safija: Nëna ime vjen nga një fshat i zonës së Shkodrës disi më i qytetëruar se Malësia e Madhe dhe dy gjyshërit e mi kanë qenë shokë, babai i babës zgjodhi nënën për djalin. I premtoi që do t’ja plotësoj të gjitha kushtet dhe do t’i jap lumturi vajzës tënde, u martuan, babai shkoi ushtarë në atë kohë dhe ka ndenjur dy vite, pas dy viteve kam lindur unë. Kanë kaluar një jetë të lumtur për rreth pesë vite. Kur e përmend më rrënqethet trupi, i di unë vuajtjet e nënës time.

Ardit Gjebrea: Çfarë bënte babai juaj ? Si sillej ?

Safija: Edhe nëna nuk e di shkakun se pse hyri sherri në atë kohë. Xheloz nuk ishte, sepse njeri përparimtar ishte fotograf, shofer. Nuk di ta shpjegoj se si. Zënkat ditë pas dite gjithnjë e më keq. Gjyshi im pas 8 viteve shkuam në qytetin e Shkodrës se mos lumturohen. Është rrënqethëse të tregoj gjithë historinë.

Ardit Gjebrea: Unë do të doja të veçoja vetëm episodin e dhunës që ai një ditë ushtroi jo vetëm ndaj nënës, por edhe ndaj gjithë fëmijëve duke i lidhur me tela me gjemba.

“Po është e vërtetë. Të më fali publiku se kur e kujtoj këtë histori, isha 13 vjeçe edhe shkaku ishte një kec që na e kishte blerë gjyshi për meshë dhe ishte ditë pranvere, për ta prerë për dimër. Gjoja se kullotën kecin motrat dhe vëllezërit e mi se unë bëja punët e shtëpisë, nëna ishte në punë në fermë dhe rrinte me orar të gjatë. Pasi i rrahu të gjithë edhe mua bashkë me ata, përfunduam të lidhur me tela bakri me gjemba, duart sikur të ishim të burgosur na shtriu në mes të qylymit dhe na hidhte ujë për të na mbytur të gjithëve. Ne nuk guxonim të bërtisnim të nxirrnim zë nga goja. Për fatin tonë të mirë erdhi një mësues për të na regjistruar për shkollë, ne ishim në katin e dytë, ndërsa ai shkoi poshtë për t’i dhënë shpjegime mësuesit, nuk dinte se në çfarë klase ishim dhe mësuesi u nevrikos. Aty më ka mbetur peng gjithë jetën pse nuk bërtita se ishte koha e Enverit dhe kishte përfunduar në burg për gjithë jetën. Mësuesi iku dhe ishte fati jonë, sepse na thoshte do ju mbys me ujë të nxehtë. Më pas na mbylli brenda dhe doli iku tek komshinjtë nga ora 10 deri në 5 të pasdites. Këtë nuk ja fal kurrë! Pastaj erdhi nëna na gjeti të gjithë të lidhur, u step, ngeli pa fjalë. Nuk guxoi të na zgjidhte, kërkoi ndihmën e komshinjve dhe gjeti babain që i tha shko zgjidhi se jam betuar që nuk i zgjidh. Kur na zgjidhi nëna telat na kishin mbetur në mish. Nuk më dhimbte vetja, por më i vogli ishte 6 vjeç. Të gjithë pesë fëmijë të lidhur në tela. Kemi dashur ta mbysim, kemi dashur t’i hedhim ujë të vluar, nëna na ka penguar, sepse e keni baba na ka thënë. Sot që jam prind edhe gjyshe e falenderojë shumë nënën time, pavarësisht se ne vuajtjet i kemi në kurriz. Nënës time si del borxhit kurrë babai im. Kur u bëra 15 vjeçe iku dhe ndenji larg nesh, nuk solli rrogë në shtëpi, ai ishte martuar dhe nëna bëri divorcin. Na ka rritur me borxhe. Në gjykatë fëmijët e mëdhenjë me babain dhe fëmijët e vegjël me nënën. Trupit gjykues i thashë që do bëhem unë dado, ne nuk ndahemi, nëna le të martohet dhe babai le të martohet. Edhe gjyshi na la shtëpinë. Babai sot jeton dhe është martuar tre herë pas ndarjes me nënën, ndërsa nëna jeton në Shkodër me djalin e vogël. Asaj i duket sikur e përjeton akoma. Kam ardhur që t’i heqë turpin nënës sime dhe ta bëj të lumtur. Unë kam katër fëmijë, kam tre djem dhe një vajzë, vajzën e kam në Gjermani. Vajza ka një zë të bukur dhe këndon dhe ka porosi nga gjyshja për të bërë një klip.” tregon Safija. (Historinë e plotë e gjeni KÊTU)

Etiketa: ardit gjebreahistoriatela me gjemba


Ju sugjerojmë

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës

4 Gusht, 2025 7:21 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump kërcënon Indinë: Nëse vazhdoni të blini naftë nga Rusia, do rris tarifat

4 Gusht, 2025 6:46 pm
Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht
Bota

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

4 Gusht, 2025 6:38 pm
Kërkonin ndihma ushqimore, 33 palestinezë të vrarë nga forcat izraelite
Bota

Kërkonin ndihma ushqimore, 33 palestinezë të vrarë nga forcat izraelite

4 Gusht, 2025 6:31 pm
Basketboll/ Thirrje raciste kundër Shqipërisë, Federata denoncon ngjarjen në FIBA
Sport

Basketboll/ Thirrje raciste kundër Shqipërisë, Federata denoncon ngjarjen në FIBA

4 Gusht, 2025 6:14 pm
“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike: Iku dhe treni, vazhdojmë

4 Gusht, 2025 6:06 pm
Aksident në rrugën Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

4 Gusht, 2025 6:00 pm
Putin i përgjigjet lëvizjes së nëndetëseve nga Trump, zhvendos 4 bombardues drejt…
Bota

Putin i përgjigjet lëvizjes së nëndetëseve nga Trump, zhvendos 4 bombardues drejt…

4 Gusht, 2025 5:54 pm
Gonxhja: Kredi pa interes për disa kategori, 20% grant për blerjen e banesës
Aktualitet

Gonxhja: Kredi pa interes për disa kategori, 20% grant për blerjen e banesës

4 Gusht, 2025 5:51 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Kronikë

Zgjedhjet 2023/ SPAK çon për gjykim pesë persona për blerje votash në Rrogozhinë

4 Gusht, 2025 5:45 pm
Para
Këngëtarja shqiptare mbledh paratë me fshesë

Këngëtarja shqiptare mbledh paratë me fshesë

Horoskopi/ Dështim apo fati në dashuri, çfarë thonë yjet sot për ju

Horoskopi javor 4-10 mars

Los Angeles Galaxy “përjetëson” David Beckham

Los Angeles Galaxy "përjetëson" David Beckham
















TE FUNDIT

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës
4 Gusht, 2025

Dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura të Kosovës, organet kolegjiale dhe individuale të të cilave emërohen nga Kuvendi i Kosovës,...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Indinë: Nëse vazhdoni të blini naftë nga Rusia, do rris tarifat

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
4 Gusht, 2025

Donald Trump kërcënoi sot se do të rrisë ndjeshëm tarifat që planifikon të vendosë për produktet e importuara në Shtetet...

Lexo më shumë

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht
4 Gusht, 2025

Ivo Sanader, ish-Kryeministri i Kroacisë në periudhën 2003–2009, është liruar me kusht nga burgu, pas një vendimi të Gjykatës së...

Lexo më shumë

Kërkonin ndihma ushqimore, 33 palestinezë të vrarë nga forcat izraelite

Kërkonin ndihma ushqimore, 33 palestinezë të vrarë nga forcat izraelite
4 Gusht, 2025

33 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit ndërsa përpiqeshin të siguronin ndihma ushqimore në Gaza, sipas spitaleve të zonës. Dëshmitarë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com