Skënder Bruçaj është tërhequr nga gara për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH).
Tashmë, kandidatët janë Ylli Gurra, myfti i Tiranës, Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH; Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjës.
Zgjedhjet do të mbahen në datë 2 mars për kreun e ri të KMSH-së. Janë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë zgjedhin kryetarin me një mandat 5-vjeçar./ Opinion.al