Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Provat e Prokurorisë për Tahirin, flet Artan Hoxha

2019/02/28 at 8:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Provat e Prokurorisë për Tahirin, flet Artan Hoxha

Tre akuzat e Prokurorisë për ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri, janë të vështira për t’u provuar, por nëse provohen do ishte dosja e shekullit. Këtë deklaroi në studion e ABC News gazetari Artan Hoxha, sa u takon akuzave për trafik droge, krijim të grupit të strukturuar kriminal, dhe kryerja e veprës penale në kuadër të grupit kriminal, ndaj Tahirit. Në këndvështrimin e tij, Hoxha thekson se prokuroria nuk i ka provat e drejtëpërdrejta që të çojnë te Tahiri, ndaj do bënte mirë që të shtonte edhe një akuzë më të lehtë për të njollosur ish ministrin.

“Janë akuza të rënda që nëse prokuroria do t’i provojë do ta quaja të njëjtit nivel si të çështjes Hajdari.

Ka një miksim personazhesh, është  e ngjashme si dosja 339, ku do gjesh brenda njerëz, grupe, funksionarë. Unë nëse do isha prokuror do shtoja dhe një akuzë të lehtë, kurse prokuroria nuk e ka ndjekur fare këtë taktikë. Tahiri akuzohet njëlloj si Habiljat, trafik droge, grup i strukturuar kriminal. Nuk ka një akzuë që do mjaftonte për të njollosur rastin Tahiri. I ka hedhur zaret, o të gjitha o asgjë. Tahiri deri në vendimin e Gjykatës prezumohet i pafajshëm. Me këto prova e vështirë të provohen këto akuza. Provat e drejtpërdrejta që të çojnë te Tahiri, prokuroria nuk i ka”.

Sipas gazetarit Hoxha prokuroria shqiptare ndryshe nga ajo italiane, e ka nisur mbrapsht hetimin, pasi sipas tij hetimi duhet fillimisht të niste në Shqipëri, ndërkohë që ka ndodhur e kundërta. Provat janë letërporosi e ardhur nga vendet fqinje dhe jo të grumbulluara këtu, që mund ta vinin me shpatulla pas murit. Hoxha shpjegon se kjo e ndihmon Tahirin, ndërsa hetimi do të jetë i mangët.

“Ka qenë një çështje e politizuar që nga momenti i parë. Kemi dosjen Habilaj e cila ka filluar nga prokuroria italiane e Antimafias dhe Italia ka luftuar më shumë se çdo vend kundër mafias. I ka nisur hetimet që në 2013 kur Tahiri nuk ishte ende ministër pra 4 vjet, duke kapur kanabis dhe përgjime pafund brenda e jashtë Shqipërisë. Ata kryen veprimet pasi grumbulluan provat.

Ne bëmë të kundërtën, vendosëm piketat kush është i pandehuri dhe pastaj rrugës do gjenim provat. Hetimi në sajë të akuzave politike nuk çon në hetim të vërtetë të asaj që ndodh në Shqipëri, do jetë një hetim i mangët që  do i kthehet në  favor Tahirit që në një hetim të vërtetë do ishte vënë me shpatulla pas murit. Një hetim i tillë e ndihmon Tahirin. I njëjti përson nuk mund të hetohet për herë të dytë për të njëjtën  çështje.

Mënyra si nisi hetimet prokuroria i nisi nga koka jo nga bishti, hetimet duhet të nisnin nga poshtë –lart. Këto prova nuk janë marrë nga Prokuroria, që në momentin e parë. Kam thënë që duke nisur nga poshtë nuk do ndalej te Tahiri po do shkonte më lart te Kryeministri. Dhe sot ndodhemi para faktit që Prokuroria ka paraqitur akuzë zyrtare, Tahiri nga sot është i pandehur, provat janë letërporosi të ardhura nga vendet fqinje.

Tahiri nuk i është shmagur hetimit, shumica e provave kanë ardhur nga jashtë. Për mua duhet të ishte e kundërta, provat duhet të ishin në Shqipëri”. Sipas Hoxhës deri më tani është bërë publike çfarë ka dashur prokuroria të bëhet publike.

“Është bërë pubike çka dashur prokuroria dhe politika të bëhet publike, nuk ka nisur si çështje hetimore e mirëfilltë. Ka nisur për shkak të një publikimi të një përgjimi të Prokurorisë së Katanias dhe nga aty prokuroria nisi hetimin e dosjes së famshme. Hetimet kanë nisur pas publikimti të fletë-përgjimeve nga Prokuroria e Katanias”.

Etiketa: Artan HoxhadosjaSaimir Tahiri

Ju sugjerojmë

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
Rajoni

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

6 Qershor, 2025 11:12 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Para
Rikthehet grupi i njohur “Jonas Brother”

Rikthehet grupi i njohur “Jonas Brother”

“Sherri” me Kryemadhin, Fleckenstein: Sikur s’i bëhej vonë për Integrimin

"Sherri" me Kryemadhin, Fleckenstein: Sikur s'i bëhej vonë për Integrimin

Basha nuk merr pjesë në Samitin e Diasporës, s’ka përballje me Ramën

Basha nuk merr pjesë në Samitin e Diasporës, s’ka përballje me Ramën

TE FUNDIT

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, në ngjarjen që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
6 Qershor, 2025

Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përcolli një mesazh urimi në emër të Ilir Metës nga Komuniteti...

Lexo më shumë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
6 Qershor, 2025

Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho ka folur për Klan News sa i takon rinumërimit...

Lexo më shumë

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
6 Qershor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com