Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti i Diasporës, Rama: Fondet i mban Majko, mua më akuzojnë

2019/02/27 at 8:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Samiti i Diasporës, Rama: Fondet i mban Majko, mua më akuzojnë

Të enjten në Tiranë mbahet samiti i dytë i shqiptarëve të Diasporës, por kostot e larta të organizimit kanë ngritur dyshime midis të ftuarve dhe një pjesë e tyre e kanë refuzuar ftesën. Por këtë të mërkurë Edi Rama ka vizituar vendin ku do të mbahet ky samit, shoqëruar dhe nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Në një moment, koordinatorja e punimeve i thotë kryeministrit: Ne jemi akuzuar se kemi vjedhur…

Edi Rama: Dhe më e bukura është se pavarësisht se i menaxhon ky fondet (Pandeli Majko) na akuzojnë neve se kemi vjedhur.

Pandeli Majko: E the dhe këtë ë…

Eventi kryesor është planifikuar të zhvillohet më 1 mars, ku do të ketë katër panele të ndryshme diskutimi, ndërsa më 2 mars, pjesëmarrësit do të udhëtojnë drejt Lezhës për të përkujtuar 575 vjetorin e Kuvendit të Besëlidhjes.  Në një analizë që ka bërë BIRN, thuhet se në këtë samit të dytë i ka shqetësuar disa nga anëtarët e komuniteti shqiptar në mërgim për shpenzimet e tij ekstravagante.

“Në një vendim të datës 9 janar, Këshilli i Ministrave i kaloi drejtorisë së shërbimeve qeveritare një shtesë fondi prej rreth 67 milionë lekësh të reja për organizimin e samitit. Por detajimet e buxhetit të ndarë në zëra kanë sjellë dhe kritika ndaj eventit. Skenografia e ditës së parë të konferencës do të kushtojë 18 milionë lekë. Për qiranë, vetëm për një ditë aktivitet nga ora 09:00- 14:00, për sallën me 800 persona në ExpoCity është miratuar një fond prej 10 milionë lekësh, ku janë përfshirë edhe 9 ditë parapërgatitore. Më 2 mars, 800 përfaqësuesit e diasporës do të nisen drejt Lezhës ku do të marrin pjesë në ceremoninë e 575 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Për transportin e tyre qeveria ka parashikuar një fond prej 2 milionë lekësh, me një kosto prej 2500 lekësh për çdo person, ndërkohë që bileta vajtje-ardhje për Lezhë aktualisht, në të gjitha linjat që e ofrojnë këtë shërbim kushton vetëm 500 lekë. Por edhe transporti nga Tirana drejt ‘Expo City’ nuk do të jetë më pak i kushtueshëm. Nëse për këtë linjë qytetarët paguajnë 100 lekë vajtje ardhje, transporti për 800 të ardhurit nga diaspora do të kushtojë plot 1250 lekë për person. Qeveria është treguar bujare edhe për kancelarinë dhe paketën e aktiviteteve për 800 të pranishmit e ardhur nga diaspora, pasi për këtë zë janë vënë në dispozicion 15 milionë lekë. Paketa kancelarike për çdo person do të kushtojë plot 19 mijë lekë”, thekson BIRN./ Opinion.al

Etiketa: edi ramaPandeli Majko

Ju sugjerojmë

Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës
Aktualitet

Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës

27 Korrik, 2025 6:32 pm
Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?
Rajoni

Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

27 Korrik, 2025 6:20 pm
Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit
Bota

Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit

27 Korrik, 2025 6:05 pm
“Budallallëqet e tua!” Djali akuzon rëndë babain për veprime të pahijshme
Aktualitet

“Budallallëqet e tua!” Djali akuzon rëndë babain për veprime të pahijshme

27 Korrik, 2025 5:47 pm
U fut për t’u larë në det, mbytet turistja çeke në plazhin e Qerretit
Aktualitet

U fut për t’u larë në det, mbytet turistja çeke në plazhin e Qerretit

27 Korrik, 2025 5:30 pm
Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë
Aktualitet

Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë

27 Korrik, 2025 5:10 pm
Berlin/Protesta pro-palestineze, policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar
Bota

Berlin/Protesta pro-palestineze, policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

27 Korrik, 2025 4:54 pm
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

Zelensky:Më shumë sulme brenda Rusisë, pas rritjes së numrit të viktimave në Ukrainë

27 Korrik, 2025 4:33 pm
Shqipëria, drejt një ekonomie pa ‘Cash’
Aktualitet

Shqipëria, drejt një ekonomie pa ‘Cash’

27 Korrik, 2025 4:21 pm
BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..
Aktualitet

BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..

27 Korrik, 2025 4:05 pm
Para
Gaz lotësjellës dhe shashka e kotlej molotov në epokën e dialogut

Seancë dhe protestë në 5 mars

“Ky është vetëm fillimi, edhe policisë do t’i përgjigjemi”

“Ky është vetëm fillimi, edhe policisë do t’i përgjigjemi”

Partia Demokratike përjashton nga radhët e veta deputetin Murrizi

Murrizi: Ka të tjerë që nuk do dorëzojnë mandatin

TE FUNDIT

Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës

Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës
27 Korrik, 2025

Pas ditësh të tëra përpjekje intensive të forcave tokësore dhe ajrore për përballimin e vatrave të zjarrit në jug dhe...

Lexo më shumë

Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?
27 Korrik, 2025

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës...

Lexo më shumë

Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit

Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit
27 Korrik, 2025

Rusia mbajti ceremoni të zbehura për nder të marinës më 27 korrik në Shën Petersburg, duke përmendur shqetësime për sigurinë,...

Lexo më shumë

“Budallallëqet e tua!” Djali akuzon rëndë babain për veprime të pahijshme

“Budallallëqet e tua!” Djali akuzon rëndë babain për veprime të pahijshme
27 Korrik, 2025

Marjana dhe Qaniu, janë një çift i martuar prej 53 vjetësh që jeton në Itali. Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com