“Zakonisht ka një pasardhës për dikë që lëshon një mandat. Në se ka njerëz të arsyeshëm që janë në gjendje ta bëjnë këtë, atëherë këta duhet të zënë vendet e mbetura bosh”. Me këto fjalë iu drejtohej zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për politikat evropiane, Florian Hahn të gjithë atyre që janë në listat e opozitës, pas djegies së mandateve.
Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur njoftimin me postë për 57 kandidatët nga listat e PD dhe LSI, për t’u komunikuar atyre kalimin e mandatit të deputetit, pas dorëheqjes së anëtarëve të opozitës.
Shumë prej emrave që janë në listë kanë thënë se nuk do të pranojnë mandatin, megjithatë surpriza mund të ketë pas kjo është politika shqiptare. Historia ka treguar se brenda një kohe të shkurtër një politikan ka kaluar nga njëra palë në tjetrën. Kandidatët e listës shumëemërore kanë afat 10 ditë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit.
Dy ditë më parë Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmoi zyrtarisht se i kanë mbërritur nga Kuvendi dorëheqjet e 57 deputetëve të opozitës që vendosën të ndërpresin mandatin. Zëdhënësja e KQZ-së tha se ky institucion do të nisë procedurat për zëvendësimin e tyre me kandidatët pasues në lista./ G.F Opinion.al