Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E rrëmbyen në moshën 19-vjeçare, Blerta divorcohet: E bëra për fëmijët

2019/02/24 at 4:18 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E rrëmbyen në moshën 19-vjeçare, Blerta divorcohet: E bëra për fëmijët

Blerta Koçiasi është nënë e dy fëmijëve, Elenës dhe Ersit. Në emisionin “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, ajo kishte një mesazh, por edhe një premtim për fëmijët e saj.

Teksa tregon historinë e saj, Blerta pohon se në moshën 19 vjeçare vendosi të largohet nga prindërit dhe vëllezërit. Edhe pse nuk e kishte aprovimin e familjes, Blerta mori iniciativën të largohej me ish-burrin e saj dhe të formonte një familje.

“Vendosëm bashkë që unë të largohesha dhe u largova. Më rrëmbeu më saktë. U largova dhe nga ai moment filloi jeta ime. Për një vit e gjysmë nuk kam folur me prindërit dhe vëllezërit. Ka qenë një katastrofë e vërtetë, edhe pse unë në atë një vit e gjysmë ngela shtatzënë me gocën. Edhe pse nisi jeta e re ishte e vështirë për mua. Fat ishte martesa e vëllait të madh, për të shkuar tek prindërit dhe të bashkohesha me ata, sepse vëllai tha nëse nuk vjen motra unë nuk bëj dasmë. Për mua ishte shumë e rëndësishme.”

Pas kësaj martese Blerta u bë nëna e dy fëmijëve për të cilët thotë se “janë forca që unë eci përpara dhe jetoj”. Ajo dëshironte që fëmijët të shkolloheshin ndaj edhe vendosi të divorcohej pasi jetonte në një fshat të Korçës ku i duhej të dërgonte fëmijët me kalë në shkollë.

“Kur unë jam ndarë, goca ka qenë 8 e gjysmë dhe çuni 6 e gjysmë. Çuni fillonte klasën e parë dhe goca në klasën e dytë. Ishte shumë e vështirë, largësia për të shkolluar fëmijët ka qenë një katastrofë. E çoja gocën me kalë dhe e merrja me kalë nga shkolla, sepse ishte 50 minuta larg nga autobusi. Në këmbë ishte e vogël, jetonin në një fshat të Korçës. Nga aty merrte autobusin dhe vazhdonte rrugën për në shkollë. Kthehej me autobus dhe dilja ta merrja me kalë.

Erdhi mosha që do shkonte në shkollë djali, gocën e kam futur 1 vit me vonesë. Vendosa të divorcohem, nuk ishte për shkak të grindjeve, por edhe për shkak të shkollimit. Unë vendosa të divorcohem, për një mundësi më të mirë për fëmijët. Kam shkuar tek babai im, sepse shkollën e kisha shumë afër. Nuk kisha mundësi tjetër. Bashkëshorti nuk donte, ai donte të rrinte aty ku ishim, e kishte të vështirë të largoheshim. Edhe pse kisha grindje në familje, mund t’i tejkaloja” tha ajo.

Blerta u kërkoi fëmijëve të saj të hiqnin dorë nga telefoni e të fokusoheshin te mësimet. Ndërsa Elena, e bija, i premtoi në studio që do përpiqej të mësonte më shumë, edhe pse e pranoi që është e tërhequr nga telefoni dhe rrjetet sociale.

Përpos mesazhit, Blerta i premtoi Elenës dhe Ersit se duke filluar nga sot, do të jetë më shumë prezente në jetën e tyre dhe do të mundohet t’i kompensojë orët e shumta që ka humbur në punë./E.M

Etiketa: blertae rrembeufemije

Ju sugjerojmë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
Para
Interi në hall të madh, Ikardi mbyll sezonin nën hije dyshimi

Interi në hall të madh, Ikardi mbyll sezonin nën hije dyshimi

Gjendet makina e vrasësve të ish-policit, ku e kishin braktisur autorët

Vrasja e ish-policit, grupi hetimor zbulon profilin gjenetik të vrasësve

Mazhoranca dogji mandatet, zbulohet urdhëri i prerë i Ramës për të tijët

Mazhoranca dogji mandatet, zbulohet urdhëri i prerë i Ramës për të tijët

TE FUNDIT

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com