Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka publikuar këngën e saj më të fundit “Last Hurrah”, e cila është e mbushur me skena provokuese, dhe seksi. Mirëpo, publikimi i kësaj kënge duket se i ka kushtuar këngëtares një zënkë me të atin.
Përmes një postimi në Twitter ajo ka pohuar publikisht se babai i saj nuk i flet më me gojë që kur ka parë videon.
“Babai im ende vazhdon të mos më flasë pasi pa këngën time ‘Last Hurrah”- shkruan Bebe.
Ndjekësit e kanë qetësuar duke i thënë se do ti kalojë pasi prindërit nuk dinë të mbajnë inate me fëmijët dhe Bebe nuk ka bërë asgjë të gabuar, veçse është përshtatur me tregun muzikor ndërkombëtar.
Bebe ka treguar dhe më herët se vjen nga një familje shqiptare me tradita dhe rregulla mbase dhe të pakonceptueshme për Amerikën dhe perëndimin./E.M