Aldo Bumçi dhe Blendi Klosi janë përplasur ashpër në studion e emisionit Opinion, ku u diskutua kriza politike në vend. Deputeti demokrat Aldo Bumçi tha se aksioni opozitar do të vazhdojë, pasi opozita është në rrugë.
Aldo Bumçi: Protesta, rruga dhe protesta janë shpëtimi i shqiptarëve. Nuk janë institucionet tulla dhe llaç. Sot më thuaj një institucion të pa kapur nga Edi Rama. Protestat tona do vijojnë të jenë masive në çdo qytet të Shqipërisë dhe në Tiranë. Format dhe mënyrat do i mësoni. Ato njerëz dolën se ka urrejtje dhe mllef, por ka dhe shpresë
Blendi Klosi: Mos u bë depresiv, bëre mirë që dhe dorëheqjen sot.
Aldo Bumçi: Je kot, mos fol kot! Jeni kukulla, në duart e një të marri, s’keni personalitet!
Blendi Klosi: Ju nuk keni program…