Dy sfidantët kryesorë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, kanë njoftuar se do të bëjnë një aleancë për ta mundur në zgjedhjet e prillit.
Benny Gantz, një ushtarak i respektuar dhe politikani i qendrës Yair Lapid, kanë deklaruar se do të hartojnë një listë të përbashkët për zgjedhjet e 9 prillit dhe në rast fitoreje rolin e kryeministrit do t’ia kalojnë njëri-tjetrit me rotacion.
Gantz është kryetari i partisë së re “Israel Resilience”, ndërsa Lapid drejton partinë “Yesh Atid” që aktualisht ka 11 vende nga 120 që ka në total parlamenti izraelit.
Benjamin Netanyahu është ndër politikanët më jetëgjatë në Izrael. Ai ka qenë kryeministër në vitet 1996-1999 dhe sërish prej vitit 2009 deri më sot./Opinion.al