Burime për Opinion.al bëjnë me dije se vazhdon në këto momente në Partinë Demokratike firmosja e deklaratave nga ana e deputëteve për lënien e mandateve. Sipas këtyre burimeve i pari që ka firmosur është kryetari Lulzim Basha dhe më pas i dyti që ka dhënë dorëheqjen është deputeti dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Firmosja e dorëheqjeve po bëhet në mënyrë individuale dhe do të vazhdojë me të gjithë listën e deputetëve dhe kandidatëve për deputëteve që pasojë në listën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Pas firmosjes së dorëheqjeve, kërkesat do ti shkojnë Kuvendit të Shqipërisë. Dl/ Opinion.al