Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkrihen dhjetëra institucione, çfarë do ndodhë me punonjësit

2019/02/20 at 1:07 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkrihen dhjetëra institucione, çfarë do ndodhë me punonjësit

Që kur mori mandatin e dytë qeverisës, Edi Rama njoftoi për shkrirjen e disa institucioneve, që sipas tij nuk i shërbenin publikut. Sipas kryeministrit do të kishte një riorganizim të një sërë institucionesh dhe duket se dy vjet më pas, por kalohet në aksion.
“Jemi vendi me numrin më të madh të drejtorëve, shefave, sekretareve, pastruesve dhe rojeve në Europë. Zyra kombëtare, agjenci kombëtare e ndërkombëtare deri aty kemi arritur. Shoqërira, operatorë të posaçëm, shto ujë e shto miell me qëllim për t’i gjetur punë njerëzve të partisë. Ne nuk mund të pranojmë që në administratat normale në Europë e Rajon raporti i nëpunësve që paguhen për të realizuar misionin është 3 me 1, ndërsa ne e kemi 1 me 1, se janë të partisë e të tepsive. Kjo është e papranueshme”, ka thënë kryeministrit Rama gjatë një seance në Kuvend, në muajin Shtator 2017.


Të parat që do të preken janë Hipoteka dhe ALUIZNI për të krijuar Kadastrën. Por plani nuk mbaron këtu. Qeveria ka përgatitur një projektligj, të cilin e ka hedhur për diskutim te institucionet që preken dhe që parashikon rreth 30 trupat inspektuese që funksionojnë aktualisht të bashkohen dhe të funksionojnë në vetëm 6 të tilla.


1. Do të krijohet Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë dhe Ushqimit. Për këtë sipas planit të qeverisë do të shkrihen: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës, Drejtoria e Shërbimit Veterinar Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës

2. Do të krijohet Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Territorit. Për këtë institucion do të shkrihen: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Agjencia Kombëtar e Zonave të Mbrojtura, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

3. Do të krijohet Inspektorati Shtetëror i Teknikës dhe Teknologjisë, ndërsa do të shkrihen: Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencën në Miniera, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (MM), Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

4. Do të krijohet Inspektorati Shtetëror i Transportit dhe Infrastrukturës, ndërsa shkrihen: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Autoriteti i Aviacionit Civil, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Drejtoria e Inspektimit të Hekurudhave, Inspektorati Teknik i Digave dhe Dambave

5. Do të krijohet Inspektorati Shtetëror i Ekonomisë, ndërsa shkrihen: Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, Drejtoria e Hetimit Tatimor, Drejtoria e Hetimit Doganor.

6. Do të krijohet Inspektorati Shtetëror i Çështjeve Sociale dhe shkrihen: Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Instituti i Sigurimeve Shëndetësore Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. /G.F Opinion.al

Etiketa: administratapunonjesit


Ju sugjerojmë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Tiranë/ I riu shkon në spital i plagosur me armë zjarri, si paraqitet gjendja e tij

9 Gusht, 2025 9:03 am
“Super Deporte”: Shqipëria, destinacioni kryesor i pushimeve për spanjollët
Aktualitet

“Super Deporte”: Shqipëria, destinacioni kryesor i pushimeve për spanjollët

9 Gusht, 2025 8:43 am
Lançohet portali për të denoncuar shkeljet me hapësirën publike
Aktualitet

Lançohet portali për të denoncuar shkeljet me hapësirën publike

9 Gusht, 2025 8:39 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 9 gusht 2025

9 Gusht, 2025 8:31 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 gusht 2025

9 Gusht, 2025 8:30 am
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas tjetër

8 Gusht, 2025 11:00 pm
Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

8 Gusht, 2025 9:36 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Arrestohet në Spanjë 34-vjeçari shqiptar, akuzohet për trafik droge

8 Gusht, 2025 6:07 pm
Përfshihen nga zjarri pylli dhe kullotat në Tragjas
Aktualitet

Përfshihen nga zjarri pylli dhe kullotat në Tragjas

8 Gusht, 2025 5:56 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Rreth 17 ton kokainë të sekuestruara, SPAK reagon për goditjen e grupit kriminal

8 Gusht, 2025 5:11 pm
Para
Putin agresiv ndaj SHBA: Nëse vendosni raketa në Europë, kundërpërgjigjemi

Putin agresiv ndaj SHBA: Nëse vendosni raketa në Europë, kundërpërgjigjemi

10 rregullat që gjyshi ka për të dashurin e mbesës, thyejnë rrjetin

10 rregullat që gjyshi ka për të dashurin e mbesës, thyejnë rrjetin

Deklarata e princ Vidit, para ngjitjes në fron për popullin shqiptar

Deklarata e princ Vidit, para ngjitjes në fron për popullin shqiptar
















TE FUNDIT

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruajnë marrëveshje për paqe në Shtëpinë e Bardhë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruajnë marrëveshje për paqe në Shtëpinë e Bardhë
9 Gusht, 2025

Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, nënshkruan të premten në Shtëpinë e Bardhë një...

Lexo më shumë

Tiranë/ I riu shkon në spital i plagosur me armë zjarri, si paraqitet gjendja e tij

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
9 Gusht, 2025

Një 27-vjeçar është plagosur mbrëmjen e djeshme, me armë zjarri në Tiranë. Sipas uniformave blu dyshohet se ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Trump: Do të takohem me Putinin më 15 gusht në Alaskë

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
9 Gusht, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin më 15 gusht në...

Lexo më shumë

“Super Deporte”: Shqipëria, destinacioni kryesor i pushimeve për spanjollët

“Super Deporte”: Shqipëria, destinacioni kryesor i pushimeve për spanjollët
9 Gusht, 2025

E pakrahasueshme! Shqipëria, një nga sekretet më të ruajtura të Evropës, është shndërruar në një nga destinacionet më të nxehta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com