Shkarkohet nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti. Urdhri është firmosur mëngjesin e sotëm nga kryebashkiaku, Erion Veliaj. Po ashtu është shkarkuar edhe Drejtori i Tregjeve, Sokol Hysa. Të dy zyrtarët kanë qenë nga radhët e PDIU-së.
Mesiti dhe Hysa ishin ende në Bashki dhe pse kryetari i PDIU-së kaloi në kampin opozitar. Sipas Bashkisë së Tiranës vendimi është marrë sepse Mesiti dhe Hysa kishin marrë pjesë në protestën e së shtunës.
Kjo lëvizje e kryebashkiakut Veliaj nuk është e para. Dhe më herët Veliaj ka shkakruar disa administratorë të LSI, që refuzonin të ishin në një linjë me të. G.F/ Opinion.al