Ndërkohë që përballë Kryeministrisë është duke vijuar protesta e opozitës, Kryeministri Rama nga qyteti i Vlorës ka bërë një reagim në rrjete sociale.
Ai ka publikuar një foto-montazh ku tregon sesa njerëz janë mbledhur në Vlorë gjatë ditës së sotme për turin e bashkëbisedimit me qytetarët. Poshtë këtij imazhi ku ka shkruar ‘Vlora’ vjen një tjetër foto, këtë herë lidërve të opozitës ku shkruan “Boja”.
Krahas fotos Kryeministri ka shkruar: “SOT – Bashkëqeverisja me njerëzit në Vlorë dhe Politika e dalë boje në Tiranë,”-përfundon Rama./Xh.K/