Një shqiptar është dënuar me dy vite burgim në Britaninë e Madhe pasi jo vetëm posedonte lëndë narkotike, por edhe goditi një oficer policie gjatë momentit të ndalimit.
Shqiptari i identifikuar si Denis Bajraktari (24) kishte hyrë ilegalisht në ishullin britanik.
I riu mbante kartë identiteti false, ndërsa në makinë autoritetet policore i gjetën edhe dy shkopinj bejsbolli.
Policia britanike ka bërë të ditur se 24-vjeçari do të dëbohet menjëherë pasi të ketë kryer dënimin.
Bajraktari iu gjetën me vete në momentin e arrestimit 5 kg kanabis, me vlerë që përllogaritet në 40 mijë paund. Dl