Drejtori i përgjithshëm i ARRSH, Afrim Qendro u shkarkua nga detyra pas zbulimit të skandalit të Unazës së Madhe. Por deputeti i Partisë Demokratike,Agron Shehaj e përgënjeshtron këtë.
Me anë të një statusi në Facebook, ai zbulon se Qendro nuk është shkarkuar, por vijon punën në institucion në rolin e zv. drejtorit.
“Afrim Qendro nuk eshte hequr nga puna, thjesht ka ndyshuar titullin nga Drejtor ne Zv. Drejtor te pergjithshem te ARRSH-se ku ai vazhdon te beje ligjin,” shkruan Shehaj.
Ai shton se në vend të burgut, Qendro është shpërblyer me pushtet. Megjithatë për hir të fasadës, iu ul titulli.
“Mjafton ky fakt per te kuptuar qe hajduti i vertete i 18 milione eurove te projektit te unazes (dhe 12 milione te tjerave te OST-se) eshte Edi Rama,” vijoi Shehaj.
Deputeti i PD shprehet se Rama duke mbrojtur dhe mbështetur “Afrim Qendron dhe të tjerët” që sipas tij janë ndihmesa në krim, kryeministri po mbron veten./E.L