Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me biznesin në Vlorë. Në fjalën e tij Basha, u ndal te prioritetet që do të ketë qeveria e Partisë Demokratikë, me të ardhur në pushtet.
Basha ritheksoi edhe njëherë se: “të gjitha kontratat e 2.9 miliardë euro PPP dhe koncesione të 5 individëve dhe korporatave të tyre, do të anulohen dhe çdo cent publik, si edhe do të rikthehen tek arka e shtetit.”
“Shqipëria, në raport me vendet e tjera të rajonit, është e fundit përsa i përket pëlqyeshmërisë nga bizneset. Shkaqet janë mungesa e politikave ekonomike, politika plotësisht e gabuar fiskale dhe korrupsioni.
Vizioni i PD për të ringjallur ekonominë përbëhet nga 3 shtylla kryesore: çlirimi i tregut nga monopolet, oligarkia dhe korrupsioni; një politikë fiskale, që nxit prodhimin dhe punësimin; orientimi nga prioritet e ekonomisë.
Nuk mundet askush, sado kohë të ketë qenë në paradhomat e PD dhe tani në paradhomat e PS, të marrin tendera nga 200-300 milionë euro pa studim fizibiliteti.
Të gjitha kontratat e 2.9 miliardë euro PPP dhe koncesione të 5 individëve dhe korporatave të tyre, do të anulohen dhe çdo cent publik, do të rikthehet tek arka e shtetit.
Platforma antimafia do të godasë këtë element të përparuar të korrupsionit, por ne besojmë se platforma fiskale e taksës së sheshtë 9%, thjeshtimi i sistemit fiskal, do të ndihmojnë në reduktimin e korrupsionit.
Prioritet e PD për zhvillimin e ekonominë janë turizmi, për të mos patur në çdo cep të bregut nga një klient të qeverisë; energjetika, teknologjia e informacionit. bujqësia dhe agroturizmi, logjistika.
PD është parti pro sipërmarrjes, sepse objektivi ynë numër 1 është punësimi. Sa më shumë vende pune do të jeni në gjendje të krijoni, aq më mirë do t’ju mbajmë.”, tha Basha.Dl