Protestat e organizuara në Torino pas dëbimit të një azilanti të punësuar prej vitesh rezultuan në dhunë, hedhje gurësh, zjarrvënie në kosha plehrash dhe përplasje me policinë.
Policia ndaloi 11 persona në fund të ditës. Ata u akuzuan për dëmtim, hedhje të objekteve shpërthyese, rezistencë dhe bllokim rrugësh. Katër persona kanë mbetur të plagosur, ku njëri prej tyre mësohet të jetë në gjendje të rëndë.
Protestuesit kishin krijuar barrier në rrugë me anë të koshave të përmbysura. Një grup anarkistësh sulmoi një autobus linje në qytet, duke terrorizuar shoferin dhe paragjerët. Ata hynë në autobus duke e shkatërruar atë dhe duke hedhur gaz lotsjellës.
Policia u përgjigj në të njëjtën mënyrë. Nga ana tjetër protestuesit vijonin me thyerjen e shenjave rrugore dhe dëmtimin. Situata u normalizua rreth dy orë pas përplasjeve të dhunshme.
Salvini dhe zv. Kryeministri kanë reaguar për ngjarjen duke mbështetur policinë dhe qytetarët, dhe duke i quajtur protestuesit kriminelë./E.L