Akademikja Victoria Bateman, vendosi të zhvishej në mes të emisionit radiofonik BBC Radio 4, duke lënë të shtangur moderatorin. Ekonomistja hoqi pallton dhe u shfaq tërësisht nudo, ndërsa ekspozoi fjalinë “Brexit e la Britaninë lakuriqe” teksa numëronte arsyet pse e mendonte këtë.
Moderatori John Humphrys u shokua, ndërsa tha: “Po, ti je lakuriq! Pse i hoqe rrobat? A nuk është kjo mani për t’u dukur?”.
Sipas “Mirror” pyetja e tij lidhej me faktin se zhveshja ishte një veprim ndërmarrë edhe më parë prej saj.
“Kam dëgjuar shumë arsye pse Brexit është e keqe për Britaninë. Por mendova që do të ishte më e dobishme t’i shkruaja dhe të përcillja një mesazh të fuqishëm duke qëndruar krejt e zhveshur. Britania ka shumë probleme tani dhe BE-ja nuk është shkaku i tyre”, tha Victoria Bateman.
“Jam shume komode me trupin tim, i shoh trupat e grave si një nga betejat e mëdha me të cilat ballafaqohemi sot”, shtoi ajo. /E.M